Dita Botërore e Shahut/ Kur Abdulla Tirana luante shah te kafeneja “Shkumbini” në Elbasan në 1910
Sporti i shahut në Shqipëri edhe pse zyrtarisht daton në vitin 1933, pa dyshim që është luajtur më parë.
Sporti i shahut në Shqipëri edhe pse zyrtarisht daton në vitin 1933, pa dyshim që është luajtur më parë.
Në një botim të saj, Federata Shqiptare e Shahut, thekson faktin se gjurmët e shahut të çojnë në vitin 1910 dhe tek një emër: Abdulla Tirana nga Elbasani, ky i fundit e kishte mësuar shahun në Iranin e sotëm, në Persi.
Abdullai është edhe më i spikaturi i kohës së tij, teksa në vitin 1913, te kafeneja “Shkumbini”, pranë portës së kalasë së Elbasanit u luajt publikisht edhe loja e parë.
Në janar të vitit 1933 “Federata Sportive”, që varej nga Enti Kombëtar “Djelmënia Shqiptare” organizoi të parin “kampionat të Shqipërisë”, ku morën pjesë tetë shahistë: Xhafer Çaushi (kampioni i parë kombëtar), Muhamet Vokshi, Muhamet Hoxha, Eqerem Stërmasi, Petro Martini, Ahmet Gashi, por dhe dy të huaj, një gjerman e një austriak. Kampionati u zhvillua nga data 6 deri më 15 mars 1933.
Kryetari i Federatës, Anton Mazreku, i dhuroi edhe trofeun e kampionit Xhafer Çaushit, një tavolinë artistike të zbukuruar me katrorët e shahut si dhe një takëm artistikë të gurëve të shahut, të punuara nga mjeshtri i drurit Angjelin Kurti, edhe ky një dashamirës shahu.
Federata e Shahut u themelua, më 14 maj të vitit 1933.
Petro Martini ishte kryetari i parë i federatës, e deri në vitin 1939, këtë post e mbajtën edhe Mehmet Vokshi e Tom Truja. Aktiviteti i shahut pas ndërprerjes për shkak të Luftës së Dytë Botërore, rifilloi në vitin 1946.
Kampioni i parë i paslfutës është Gaspër Shoshi i 17 Nandorit të Tiranës, apo Tiranës së sotme. Fatos Muça është një nga kampionët më mëdhenj.
Presidenti aktual i Federatës së Shahut është Erald Dervishi, “Mjeshtër i Madh Nëdërkombëtar”.