Historia shqiptare në Lojërat Olimpike: “PEKIN 2008”, peshëngritësja Romela Begaj e 6-ta në botë, mundësi Elis Guri i 8-ti

Historia olimpike e Shqipërisë, nga pjesëmarrja e parë “Munih 1972”, tek ajo e fundit “Tokyo 2020”. Speciale me 9 pjesë.


Nga Dash Frashëri, botues i Tifozet.al

Shqipëria ka marrë pjesë për herë Lojërat Olimpike në “Munih 1972” (Gjermani). Pas 20 vitesh mungesë, më shumë për arsye politike (absurde) nga regjimi komunist, rikthimi i vendit tonë në Lojërat Olimpike daton në vitin 1992, në “Barcelona 1992” (Spanjë). Më pas vijon pjesëmarrja rregullisht me: “Atlanta 1996” (SHBA), “Sidnej 2000” (Australi), “Athinë 2004” (Greqi), “Pekin 2008” (Kinë), “Londër 2012” (Angli), “Rio 2016” (Brazil) dhe tani në “Tokyo 2020” (Japoni).

“PEKIN 2008”

Lojërat Olimpike “Pekin 2008” regjistrojnë dhe numrin më të madh të sportistëve tanë, me 11 të tillë, por dhe vendin më të mirë përsa i përket sportistëve femra: peshëngritësja Romela Begaj zuri vendin e 6-të, në 58 kg.

Lojërat u zhvilluan nga 6-24 gusht 2008. Delegacioni shqiptar përbëhej nga 7 meshkuj dhe 4 femra: më i riu, notari Sidni Hoxha (16 vjeç e 222 ditë), dhe më i vjetri, qitësja Lindita Kodra (46 vjeçe e 95 ditë).

Flamurmbajtës ishte mundësi Sahit Prizreni, vendi i tretë në botë.

Peshëngritësja 21-vjeçare, Romela Begaj, dikur një artiste cirku, zuri vendin e 6-të nga 12 sportistë, duke ngritur në dygarësh 216 kg (98 kg në shkëputje (e 5-ta) dhe 118 në shtytje (e 6-ta), ndërkohë që kampionia olimpike, kinezja Çen Janging ngriti në dygarëh 244 kg.

Peshëngritësi Erkand Qerimaj, i cili festoi 20-vjetorin në fshatin olimpik, zuri vendin e 13-të nga 27 sportistë në peshën 77 kg, duke ngritur në dygarësh 341 kg (154 kg + 187 kg). Vendin e parë e zuri koreanojugori Sa Jae-Hyok me 366 kg.

Peshëngritësi Gerti Trasha nuk u klasifikua në dygarësh, pasi nuk realizoi asnjë provë në shkëputje, duke qenë një dështim i plotë.

Mundësi i stilit greko-romak, Elis Guri, u rendit i 8-ti, duke mbërritur deri në çerekfinale, ku humbi me gjermanin English.

Mundësi i stilit të lirë, Sahit Prizreni zuri vendin e 16-të nga 20 sportistë.

Hedhësi i çekiçit, Dorian Çollaku, zuri vendin e 28-të (70.98 metra) nga 33 sportistë, duke u eliminuar qysh në raundin e parë kualifikues.

Notari i ri i talentuar Sidni Hoxha doli i 63-ti nga 97 pjesëmarrës, në 50 metra stil i lirë me kohën 24.56 sekonda (rekord kombëtar), ndërkohë që Rovena Marku doli e 58-ta nga 90 notare në 50 metra stil i lirë (28.15 sekonda), duke u eliminuar qysh në raundin e parë.

Qitësja Lindita Kodra, që mbërriti në Pekin me statusin e kampiones së Europës, u rendit e 40-ta nga 44 sportistë në 10 metra pistoletë me ajër (370 pikë) dhe e 35-ta nga 41 sportiste në 25 metra pistoletë sportive, pra dy rezultate shumë të dobëta.

Xhudisti Edmond Topalli u eliminua qysh në raundin e parë, duke humbur me portugezin Neto, dhe u renditur i 21-ti nga 33 sportistë.

Atletja Klodiana Shala, që vendosi rekordin përsa u përket numrit të pjesëmarrjeve për një sportist shqiptar (mbërriti me ftesë në “Pekin 2008”), duke zënë vendin e 47-të nga 50 sportistë.

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…