Lame Konomi, njeriu të cilit tiransit duhet t’i ngrenë monument!
Rrugëtimi i guximshëm i drejtuesit më të suksesshëm të klubit bardheblu
Nga Bedri Alimehmeti
Gazetar, shkrimtar – “Mjeshtër i Madh” & “Fisnikëria Tiranse”
Vetëm njëzet vjeç, të fuqishëm plot pasion, forca, energji e ëndrra për të ardhmen viti i parë i [lirimit e gjeti Lame Konomin në krye të klubit sportiv “Flamurtari” të Vlorës, ku edhe pse mes vështirësish të shumta, falë përkushtimit e punës së palodhur të këtij djali, bir i një familjeje të nderuar e të respektuar shumë shpejt gjithshka u vu në rrugën e duhur. Madje, ishte pikërisht ky fakt, që në fillim të vitit 1946, të kërkohet me ngulm për të punuar në kryeqytet në Federatën Shqiptare të sapokrijuar të Sporteve. Kuptohet Shqipëria e asaj kohe, e sapodalë nga lufta teksa kish nisur të hidhte themelet e shtetit të ri, kishte nevoj për kuadro me aftësi organizative, që dinin t’u bënin ballë vështirësive dhe t’ia dilnin mbanë me sukses. Njëri prej tyre, i cili kishte dhënë prova që në fillim ishte padyshim vlonjati Lame Konomi njeri i papërtuar, i palodhur, fjalëpak e punë shumë, që nuk u trembej detyrave të ngarkuara.
Domosdo largimi nga vendlindja absolutisht nuk qe i lehtë për të, por ngrohtësia, afrimiteti, mikpritja dhe dashamirsia e pakufishme që gjeti në ambjentet e komunitetit sportiv autokton tiranas, bëri që brënda njjë kohe relativisht të shkurtër të ndihej si në shtëpinë e tij. Dhe padyshim në kushtet e një ambjenti të tillë, ai nuk kish sesi të mos shkrihej e të bëhej njësh me ata njerëz, që e donin sportin e mbi të gjitha ngaqë e adhuronin qytetin e tyre, derdhnin djersë e mund nëpër fushat e stërvitjes për t’ia lartësuar sa më shumë ngjyrat e fanellës klubit kryeqytetas nëpër fushat e “betejave” sportive. Madje, nuk diskutohet që pikërisht në këtë start të punës t’i jetë rrënjosur përfundimisht në brëndësi të shpirtit idea e përkushtimit të vazhdueshëm, e cila nga dita në ditë erdhi duke i përforcuar duke e shndërruar përfundimisht në mbështetës e mbrojtës të vazhdueshëm e të flaktë të ngjyrave të KS 17 Nëntori. Dhe në më shumë se tri dekada pune, nga viti 1946 e deri më 1978 në krye të veprimtarive sportive kryeqytetase, herë në komitetin shtetror të sporteve, herë në drejtorin e sporteve të bashkisë dhe sidomos në krye të klubit bardheblu falë punës së tij pasionante 17 Nëntori vargëzoi pambarimisht suksese e trofe të shumtë.
Në ato vite të gjithë tiransit veçanërisht dashamirsit e sportit, sidomos ata të futbollit, nuk e harrojnë kurrë qëndresën e tij në përballjet me klubet Partizani e Dinamo, sidomos për moskthimin e sportistëve cilësorë pasi ata kryenin shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Pa harruar këmbënguljet e përpjekjet e tij shumë kurajoze në mbrojtje të sportistëve e trajnerëve për dhënien e pasaportave, në rastet kur ekipet bardheblu udhëtonin jasht atdheut për të garuar në veprimtari ndërkombtare. Ndodhte kështu nganqë në ato vite politika e luftës së klasave evidentonte jo pak raste të tillë, të cilët krijonin situata të pakëndshme, që ndikonin në mosarritjen e objektivave. E në raste të tilla Lame Konomi insistonte gjatë, madje nuk lëshonte rrugë deri sa arrinte t’ia dilte mbanë, pa thënë se, në jo pak raste arrinte të vinte edhe veten në rrezik.
Ndërkohë edhe pse i ingranuar [do ditë në punët e shumta organizative, Lame Konomi ishte familjar shembullor tejet i përkushtuar. Dëshirën e pasionin për punën dhe dashurinë për sportin e ve[anërisht për mgjyrat e klubit 17 Nëntori ua mëkoi tre djemve të tij Agimit, Agronit e Platorit.
Por nuk mbaron këtu, në bashkpunim të ngushtë me trajnerin Myslym Alla, Lame Konomi bëhet ideator i nismës që sportistët të kryenin arsimin e lartë. Nismë kjo, që do ndikonte direkt në rritjen e cilësis sportive dhe së tepërmi në shmangien e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Përpjekje të jashtzakonshme ka bërë ai, si të ishte një prind i vërtetë, duke rendur dyerve të dikastereve për sigurimin e të drejtave të studimit nëpër fakultete të ndryshëm. Eshte fakt i pamuhueshëm që falë përkushtimit të Lame Konomit, sportistët e KS 17 Nëntori në vitet 1960-1970 në masën mbi 70 % ishin me arsim të lartë.
Të pamohueshme dhe tejet të njohura janë përpjekjet e Lame Konomit për zgjerimin e përsosjen e infrastrukturës sportive. Në këtë drejtim vlen të përmendet zgjerimi i stadiumit “Qemal Stafa”, ndërtimi i stadiumit të lojrave me dorë “Studenti”, ngritja e sallave të shumta stërvitore, të poligoneve të qitjes e të komplekseve sportive në të gjitha lagjet e Tiranës.
Veçmas kësaj si njeri human ai sistemoi në punë shumë sportistë, që nga pikëpamja ekonomike ishin në vështirësi, paharruar kujdesin e tij për krijimin e ekonomive ndihmëse të klubit. Kështu të ardhurat e siguruara nga kafenet, sallat e bilardos, pingpongut etj., që funksiononin nëpër ambjentet e klubit shkonin të gjitha në dobi të trajtimit të sportistëve. Por, mbi të gjitha Lame Konomi do të mbetet unikal në nismën për krijimin e klasave sportive në shkollat e Tiranës dhe për funksionimin e ekipeve zinxhir në të gjitha llojet e sporteve. Ai ishte nismëtar i hapjes së shumë kurseve kualifikimi për trajnerë. Dhe falë këtij përkushtimi e kësaj pune të shkëlqyer nën drejtimin e Lame Konomit klubi bardheblu fitoi trofe të panumurt. Nuk harrohen nga tiransit titujt kampion të ekipit të futbollit, të basketbollit femra e meshkuj, të volejbollit femra, të qitjes, atletikës, gjimnastikës, mundjes, pingpongut, atletikës etj., e mbi të gjitha arritja madhore e triumfit në tri spartakiadat kombëtare.
Dhe pikërisht për të gjitha këto arritje, të cilat padyshim përbëjnë një rast unikal të papërsëritshëm në sportin shqiptar, qytetarët e Tiranës e kujtojnë me respekt të thellë Lame Konomin, vlonjatin, që e deshi klubin bardheblu më shumë se kushdo. Ndaj për gjith[ka bëri pak do të ishte, që këij njeriu tejet të përkushtuar në drejtim të sportit, t’i ngrihej një monument.
Skeda
Emri: Lame
Mbiemri: Konomi
Datëlindja: 25 mars 1926
Vendlindja: Vlorë
Arsimimi: Universiteti i Sportit dega mësuesi
Karriera si drejtues i fiskulturës e sportit:
Drejtues i klubit Flamurtari në Vlorë: 1945-1946
Në Federatën Shqiptare të Sporteve: 1946-1950
Në Komitetin Shtetëror të Sporteve: 1950-1953
Kryetar i Komitetit të Fiskulturës në Tiranë: 1957-1963
Shef i Klubit 17 Nëntori (Tirana): 1963-1971
Kryetar i Komitetit të Fiskulturës në Tiranë: 1971-1978
Drejtor i Shtëpisë së Pionierit Laprakë: 1978-1986
Vlerësime:
Nderuar me titujt “Urdhëri Olimpik”, “Mirënjohje e Qytetit të Tiranës” dhe “Kuadër i Dalluar”. Dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri” të klasit III. Një rrugë në qendrën administrative nr.1 të kryeqytetit mban emrin “Lame Konomi”.
U nda nga jeta: qershor 2005