Ilir Meta: Urime Distria Krasniqit, më të mirës së botës!
Presidenti shqiptar, Ilir Meta, uron Distria Krasniqin, pas triumfit në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ku ja doli të fitonte medalje ari në xhudo.
Presidenti shqiptar, Ilir Meta, uron Distria Krasniqin, pas triumfit në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ku ja doli të fitonte medalje ari në xhudo.
Meta e cilëson Krasniqin si më të mirën e botës, ndërsa përgëzon edhe ekipin e saj, që sipas Kreut të Shtetit Shqiptar, kurrë nuk zhgënjen.
“Urime Distria Krasniqit, më të mirës së botës! ?? Përgëzime Dritonit dhe mbarë ekipit, që kurrë nuk zhgënjen! ?❤️??”, shkruan Meta.
Distria Krasniqi ia ka dalë të triumfojë edhe në finalen e madhe të xhudos, duke siguruar medaljen e artë në kategorinë 48 kg.
25-vjeçarja triumfoi ndaj japonezes Tonaki Funa në finale. Në debutim mposhti brazilianen Gabriela Chibana, ndërsa më pas ia doli të thyejë kinezen Chen Hao Lin.
Xhudistja nga Peja ia doli edhe në gjysmëfinale, duke fituar ndaj mongolezes Urantsetseg Munkhbat, një duel i fortë dhe tepër i luftuar.
Një sukses i madh për Krasniqin, teksa kjo është medalja e dytë e artë e Kosovës në historinë e Lojërave Olimpike.
Të parën e fitoi Majlinda Kelmendi pesë vite më parë në Olimpiadën e Rios në Brazil.