Kosova, fuqia e katërt olimpike në botë!
Kryeson Kina, e ndjekur nga Japonia dhe Korea e Jugut. Kosova është e katërta, falë medaljes së artët të Distria Krasniqit.
Sot po zhvillohet dita e dytë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, me disa nga sportet që po zhvillohen.
Pasi ditën e sotme Kosova e siguroi medaljen e artë, falë Distria Krasniqit në kategorinë deri në 48 kilogramë, ajo renditet në vendin e katërt sa i përket medaljeve nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.
Kina prin me katër medalje, tri të arta dhe një të bronztë, e ndjekur nga Japonia me një të artë dhe një të argjendtë. E treta është Korea e Jugut me një të artë dhe dy të bronzta.