Armand Duka: Kualifikime të super merituara të Teutës dhe Laçit në Conference League
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i quajti “super të merituara kualifikimet e Teutës dhe Laçit” në Conference League.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i quajti “super të merituara kualifikimet e Teutës dhe Laçit” në Conference League.
“Shpresoj shumë që Laçi dhe Teuta të na entuziazmojnë sërish me rezultate pozitive dhe të na dhurojnë emocione të bukura”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Postimi i plotë
Krenar për përfaqësimin e skuadrave shqiptare në Europë, që përsëri konfirmuan rritjen e vazhdueshme të klubeve tona.
Super të merituara kualifikimet e Teutës dhe Laçit, dy skuadrat tona që do të garojnë në turin e tretë të Europa Conference League! Urimet më të mira për klubin durrsak dhe atë kurbinas për punën e shkëlqyer dhe paraqitjen që na bën të gjithëve krenarë.
Shpresoj shumë që Laçi dhe Teuta të na entuziazmojnë sërish me rezultate pozitive dhe të na dhurojnë emocione të bukura.
Dua gjithashtu të vlerësoj paraqitjet e Partizanit dhe Vllaznisë në Conference League, pavarësisht se u eliminuan në turin e dytë. I gjithë komuniteti i futbollit shqiptar është krenar për atë që dhatë në fushën e lojës dhe për karakterin që keni treguar.