Merkato e Kategorisë Superiore: 105 afrime, 90 largime dhe 2 trajnerë të rinj në 10 skuadra

KËNDVËSHTRIM/ Në muajt Qershor-Korrik 2021, skuadrat e Kategorisë Superiore kënë bërë shumë lëvizje lojtarësh, trajnerët mbeten më të palëvizshëm


Nga Agron KAJA, gazetar sportiv

Kur po i drejtohemi mbylljes kalendarike të muajit korrik 2021, FSHF-ja e hodhi shortin e sezonit të ri 2021-2022, i cili do të nisi më 11 shtator. Por janë gati dy muaj që Shqipëria e futbollit është përfshirë nga lëvizjet në merkato, ku në të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore janë bërë lëvizje të veçanta me hyrje e dalje, ku më shumë janë emra lojtarësh e më pak trajnerësh. Por, deri më tani kjo merkato është duke u luajtur më pak zyrtarisht e më shumë virtualisht, dhe nëse do ti shohim të gjitha lëvizjet që kanë bërë 10 skuadrat e Kategorisë Superiore në këtë periudhë dy mujore, dukshëm bëhet diferenca mes emrave të përfolur dhe atyre që konkretisht kanë firmosur kontratat.

Kjo ka ndodhur më shumë te skuadrat e mëdha, duke ju referuar atyre që po marrin pjesë në Europë: Ligën e Kampioneve dhe në Ligën e Konferencës, që janë Teuta, Vllaznia, Partizani e Laçi.

Ndërkohë që merkato te trajnerët këtë herë bën të veçantën e madhe: janë vetëm dy trajnerë të rinj (Kukësi e Dinamo). Sepse ishim mësuar që në çdo start sezoni të lëviznin 50% e trajnerëve, tregues që këtë herë është përmirësuar në kuptimin e shifrave.

Infrastruktura e skuadrave të Kategorisë Superiore në prag të sezonit të ri mbetet treguesi më pozitiv, edhe pse janë tre stadiume në karantinë. Në dy prej tyre kanë ecur shumë mirë punimet me standarde të kohës (Kukës-Rrogozhinë), ndërsa në Krujë duket se edhe këtë sezon Kastrioti do të jetë “emigrant” në stadiumin e Kamzës.

SKUADRAT-DUKURITË-LËVIZJET

Dukuria e zakonshme që po bëhet traditë në merkato, edhe këtë vit është prezente. Si në çdo sezon të saj ajo më shumë po zhvillohet në fushën e thashethemeve mediatike, apo virtualisht, dhe me më pak emra zyrtarë të deklaruar nga klubet. Dukuri që vret është dhe nënshkrimi i kontratave të futbollistëve, të cilat janë afatshkurtra dhe paksa të kripura! Ndërsa vazhdohet me virusin e vjetër për emra të njohur dhe me pak nivel, sesa me emra të rinj e talente të ardhur nga akademitë e vetë klubeve.

Dhe nëse e nisim këtë treg me emra të veçantë, ata numërohen me gishtat e njërës dorë, duke mos sjellë emra “big” që do të ndihmonin jo vetëm skuadrat respektive, por do ta ngrinin nivelin e Superiores. Ka shumë emra futbollistësh që “gjezdisin” nga njera skuadër në tjetrën, duke mos i dhënë merkatos rëndësinë cilësore të saj. Gjithsesi, duke i sfiduar të gjitha këto dukuri, skuadrat e Superiores kanë qenë aktive në merkato dhe referuar emrave që kanë lëvizur në hyrje e dalje, Dinamo del kampione me 35 lëvizje: 17 futbollistë të larguar dhe 18 të tjerë të afruar, ndërkohë që në bankinë ka ulur trajneri Bledi Shkëmbi. Partizani dhe Kukësi e ndjekin Dinamon me nga 22 lëvizje në skuadrat e tyre, ndërkohë që Teuta është “nikoqirja” e kësaj merkatoje vere teksa ka vetëm 12 lëvizje: 6 largime dhe 6 afrime (2 huazime).

Referuar shifrave të bëra publike nga skuadrat, në total gjatë dy muajve qershor-korrik, në 10 skuadrat e Kategorisë Superiore janë bërë 195 lëvizje lojtarësh: 105 në hyrje, 90 në e dalje dhe 2 trajnerë të rinj.

TRAJNERËT-KONTRATAT-AKADEMITË

Një vend të veçantë në këtë merkato zenë edhe trajnerët, të cilët në përgatitjet për sezonin e ri 2021-2022 duken më të konsoliduar në bankina. Si rrallë në dekadat e fundit, në startin e një sezoni vetëm dy skuadra kanë ndërruar trajnerët nga sezoni i kaluar. Diego Longo te Kukësi dhe Beldi Shkëmbi te Dinamo, këta janë dy emrat e rinj debutues në Superioren e sezonit të ri, ndërsa në tetë skuadrat e tjera trajnerët janë besuar nga drejtuesit e presidentët e klubeve.

Por një dukuri e vjetër duhet përmendur në këtë rast, kontratat që trajnerët nënshkruajnë me klubet e presidentët e tyre. Në sezonet e kaluara ka patur shumë trajnerë që pasi janë larguar kanë kërkuar pagat e prepambetura, të tjerë kanë kërkuar dëmshpërblimet kur kanë ndërprerë marrëdhëniet para afatit të skadimit të kontratës. Dhe të dyja këto pika delikate pak herë janë zgjidhur me konsensus, më shumë me gjyqe, apo edhe nga Dhoma e Zgjidhjes së Konlfikteve në FSHF.

Nisur nga aktivizimet që trajnerët bëjnë në skuadrat ku drejtojnë, reflektohet ende kampionatizmi i tyre dhe nënvleftësimi i elementëve të rinj e të talentuar që vijnë nga akademitë e klubeve. Duke kërkuar realizimin e synimeve të tyre, por edhe të skuadrave, besimi te emrat e rinj është i ulët dhe ky është momenti që trajnerët duhet ti ndërgjegjësojë, që kur të largohen mos ja kalojnë fajin presidentëve.

INFRASTRUKTURA-STADIUMET-BASHKITË

Sezoni i ri futbollistik në Kategorinë Superiore 2021-2022 ka edhe një të veçantë të dukshme, sa i përket stadiumeve të skuadrave pjesëmarrëse në këtë kategori. Janë tre stadiume në karantinë, por vetëm dy prej tyre duket se do finalizohen në startin e kampionatit. Kështu, stadiumi “Zeqir Ymeri” në Kukës është duke u përfunduar në ristruktruksionin e tij, dhe po kështu edhe stadiumi “Hasan Zyla” në Rrogozhinë. Stafet drejtuese të këtyre dy skuadrave kanë punuar me projekte të standadeve të larta, dhe përkushtimi së bashku me drejtuesit vendorë duket se do të sjellë arena të vërteta konkurruese me tregun europian. Kjo nuk ndodh me Kastriotin, i cili në sezonin e kaluar ishte mysafir në stadiumin e Kamzës dhe deri tani punimet kanë mbetur në vend në stadiumin “Kastrioti” në Krujë. Kjo situatë  bën që Kastrioti të luajë më shumë ndeshje në transferta.

Dukuria që s’mund ti shpëtonte syrit në këtë këndvështrim është edhe fakti se stadiumi i Laçit nuk ka një emër sikundër edhe është tradita e stadiumeve të tjerë në Shqipëri, në Europë dhe në Botë. Edhe pse skuadra laçiane ka rreth 20 vite që është protagoniste në futbollin elitar shqiptar, edhe pse tek ky stadium janë luajtur edhe ndeshje europiane, ende nuk është bërë e mundur që ai të ketë emrin e tij. Në Laç, historia e futbollit të tij ka patur emra që mund të përfaqësonin këtë stadium, por ka edhe të tjerë elementë që nuk mungojnë për të nxjerrë nga “arkivat” historike atë që do të përfaqësojë stadiumin.

Ndërsa mund të quhet fitore fakti që në këtë sezon nuk ka asnjë skuadër që të mbështetet nga Bashkia respektive, edhe pse Vllaznia ka një bashkëpunim Bashki-Sponsor ku ky i fundit është në prag privatizimi. Ky është një ogur i mirë sa i përket menaxhimit të klubeve, duke menduar se pushteti lokal e përdor merkaton vetëm për situatën e tyre elektorale, ndërkohë që perspektiva mbetej e dorës së dytë.

LËVIZJET NË MERKATO

Periudha Qershor-Korrik 2021

TEUTA

LARGIME: Iran Zhunior Gonçalves, Denis Pjeshka, Aleksandër Kuro, Dejvi Bregu, Florent Avdyli, Rustem Hoxha

AFRIME: Hristijan Dragarski, Blerim Kotobelli, Pepi Gjorgiev, Sherif Kallaku (në huazim nga Lokomotiv Zagreb), Adolf Selmani, Santiago Selmani, Taulant Seferi (huazim nga Tirana)

 

VLLAZNIA

LARGIME: Albion Avdijaj, Elom Nya-Vexhi, Salim Cise, Nertil Hoxhaj, Dajan Shehi, Demir Imeri, Herald Marku, Aleksandar Isaevski, Eni Imami, Florent Avdyli

AFRIME: Egzon Shimaj, Darko Bulatoviç, Fahrudin Gjurgjeviç, Liridon Latifi, Uellington Gustavo, Fallou Dianje, Ante Aralica

 

PARTIZANI

LARGIME: Uilliam Melo, Donald Mëllugja, Roberto Domingues, Jasir Asani, Eraldo Çinari, Hektor Idrizaj, Eneo Bitri, Esin Hakaj, Rron Broja, Esat Mala, Livio Malaj, Ferhan Hasani, Jurgen Bardhi

AFRIME: Emiljano Musta, Herald Marku, Dajan Shehi, Arinaldo Rrapaj, Filip Gligorov, Klevis Dragaj, Eljon Sota, Vokli Laroshi, Aleksandar Damçevski, Marjo Gjata? Redon Mihana?

 

LAÇI

LARGIME: Kirian Nuabueze, Adolf Selmani, Klejdi Rapo, Edmir Sali, Dorian Kërçiku, Albion Marku, Erhun Obanor, Emiljano Musta, Redon Xhixha, Lukas Ramos, Aleksandar Ignjatoviç

AFRIME: Saliu Guindo, Klinti Qato, Bashkim Velija, Mario Dajsinani, Marko Roganoviç, Renato Ziko, Dejan Zarubica

 

TIRANA

LARGIME: Idriz Batha, Kristi Vangjeli, Elton Kale, Agustin Torasa, Ibrahim Sulei, Jurgen Vrapi, Tim Vairinen

AFRIME: Engjëll Hoti, Vesel Limaj, Realf Zhivanaj, Florjan Përgjoni, Redon Xhixha, Julio Çesar Romaneli?, Majkëll Ngo, Enur Totre, Gentian Muça

 

KUKËSI

LARGIME: Matheus Leiria, Patrik Eze, Vesel Limaj, Godberg Kuper, Rolandas Baravikas, Numan Kurdiç, Mate Tsintsadze, Blerim Kotobelli, Besir Demiri, Agim Ibraimi, Ersil Ymeri

AFRIME: Ardit Hila, Klejdi Daci, Edison Ndreca, Edi Basha, Alija Kërniç, Kreshnik Bahtiri, Donald Rapo, Vitor Da Silva Feijao, Aleksandar Miliç, Shqiprim Taipi, Denis Balanuk?

 

SKËNDERBEU

LARGIME: Fallou Nxhie, Aleksandros Rahim, Shqiprim Taipi, Mërgim Shala, Ditmar Bicaj, Mario Dajsinani, Arinaldo Rrapaj

AFRIME: Murilo Rosa, Shkëlzen Ruçi, Jurgen Vrapi, Ardit Nikaj, Ngisah Bismark, Ariel Muçollari, Zhozef Asante

 

KASTRIOTI

LARGIME: Edi Nikolas Bojom, Patrik Bardhi, Ermir Rezi, Xhulio Mehmeti, Silvester Shkalla, Realf Zhivanaj, Amer Duka, Silvio Vokrri, Fjoralb Deliaj, Klejdi Daci, Laurenc Xheka, Rei Nuriu, Isli Hidi, Emiliano Çela

AFRIME: Edon Hasani, Edmir Sali, Bruno Arrabal, Ruben Ismael Silva, Franc Lala

DINAMO

LARGIME: Miklovan Pere, Dejvi Bilali, Emiljano Hidri, Artion Alillari, Mustafa Xhixhiua, Damiano Pontreli, Niko Paterni, Xhorxhian Boçi, Esmerald Aluku, Plarent Fejzaj, Klaudio Hyseni, Erald Kolgega, Uelber Almeida Santos, Mateo Ortolani, Mateo Haxhillari, Elvi Bogdani, Diogo Da Silva?

AFRIME: Patrik Bardhi, Dorian Kërçiku, Marin Abazaj, Enis Gavazaj, Romeo Harizaj, Rimal Haxhiu (në huazim nga Apolonia), Stefen Çinedu, Xhuljano Skuka, Aleksandar Sofranak, Aleksandar Isaevski, Goran Siljanovski, Lancinet Sidibe, Besir Demiri, Agim Ibraimi, Lorenco Hasani, Eni Imami, Rei Nuriu, Timis Bardis

 

EGNATIA

LARGIME: Endrien Magani, Jurgen Vogli, Alked Çelhaka, Brixhild Brahimaj, Orian Xhemalaj, Matheus Markos Ramos, Dren Gashi, Fadil Meta, Ildian Shyti

AFRIME: Franc Ymeralilaj, Arbër Çyrbja, Alessandro Kacbufi, Bledar Lila, Mikhael Agbekpornu, Besart Krivanjeva, Besar Iseni, Emiliano Kallegari Torre, Lukas Ramos, Timis Bardis

 

 

HYRJE-DALJET NË SKUADRA

Skuadrat             Largime     Afrime        Trajnerët

Teuta                    6                 6                 0

Vllaznia                11               6                 0

Partizani                13               11               0

Laçi                      11               7                 0

Tirana                   7                 9                 0

Kukësi                  11               11               1

Skënderbeu           7                 7                 0

Kastrioti                14               5                 0

Dinamo                17               18               1

Egnatia                 9                 10               0

NË TOTAL                   105             90               2 lëvizje

 

TRAJNERËT

Skuadrat             Trajneri     Pozicioni             

Teuta                    E. Martini    Rikonfirmuar

Vllaznia                 T. Brdariç    Rikonfirmuar

Partizani                I. Daja         Rikonfirmuar

Laçi                      Sh. Duro     Rikonfirmuar

Tirana                   O. Shehi      Rikonfirmuar

Kukësi                  D. Longo    I ri

Skënderbeu           M. Memelli Rikonfirmuar

Kastrioti                R. Ndreu     Rikonfirmuar

Dinamo                B. Shkëmbi I ri

Egnatia                 G. Magani   Rikonfirmuar

 

 

STADIUMET/ KATEGORIA SUPERIORE 2021-2022

Skuadrat             Qytetet       Stadiumet            Kapaciteti

1.Teuta                 Durrës         “Niko Dovana”     12,200

2.Vllaznia             Shkodër      “Loro Boriçi”        16,030

3.Partizani             Tiranë         “Selman Stërmasi”12,500,

“Elbasan Arena” 12,800, “Air Albania” 22,500

4.Laçi                   Laç              Në Laç                  5,000

5.Tirana                Tiranë         “Selman Stërmasi”12,500

6.Kukësi               Kukës                   “Zeqir Ymeri”       5,500?

7.Skënderbeu        Korçë          “Skënderbeu”       8,000

8.Kastrioti             Krujë           “Kastrioti”             8,400

9.Dinamo             Tiranë         “Selman Stërmasi”12,500,

“Elbasan Arena” 12,800, “Air Albania” 22,500

10.Egnatia            Rrogozhinë “Egnatia Arena”    5,000

 

 

 

 

 

Lexo më shumë

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…