Igli Tare tregon sekretin: Ja përse te Lazio marr futbollistë shqiptarë
Lazio është kthyer prej shumë vitesh në një “strehë” të rëndësishme për futbollistët shqiptarë në Itali
Lazio është kthyer prej shumë vitesh në një “strehë” të rëndësishme për futbollistët shqiptarë në Itali. Meritë për këtë ka padyshim Igli Tare, pasi drejtori sportiv shqiptar i bardhekaltërve është iniciatori i transferimeve të tilla të lojtarëve.
Në këtë vit, ai ka afruar Elseid Hysajn në radhët e bardhekaltërve dhe për mediat italiane ka shpjeguar se një gjë e tillë nuk ndodh rastësisht, por sepse njeh potencialin që kanë futbollistë të tillë.
“Nuk është rastësi, është çështje besimi. Duke i njohur mirë ata si lojtarë, mendoja se mund të bënin për ne. Hysaj ishte një lojtar shumë i afirmuar edhe pa mbërritur te Lacio”, u shpreh Tare.
Sipas tij, skuadra në këtë edicion mund të vazhdojë të jetë protagoniste edhe pse ka pësuar ndryshime të mëdha. “Mund të shkojmë larg, edhe pse kemi transformuar plotësisht ekipin. Jemi ende një kantier i hapur, shpresoj që deri në fund të gushtit t’i japim formën e duhur grupit. Në sezonin e ardhshëm do të jemi protagonistë”, ishin fjalët e Tares.