Luiza Gega shkruan historinë, Shqipëria në finalen e 3000 metrave me pengesa
Për herë të parë Shqipëria do të marrë pjesë në një finale të atletikës në Olimpiadë dhe kjo për meritë të atletes 32-vjeçare.
Luiza Gega shkruan historinë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”!
Për herë të parë Shqipëria do të marrë pjesë në një finale të atletikës në Olimpiadë dhe kjo për meritë të atletes 32-vjeçare.
Gega e mbylli me kohën e 5-të gjysmëfinalen e garës së 3000 metrave me pengesa duke siguruar një biletë për finalen e madhe. Dibrania e ndali kronometrin me kohën 9 minuta 23 sekonda e 85 të qindat.
Një rezultat vërtetë i jashtëzakonshëm për sportisten që kishte privilegjin dhe kënaqësinë të ishte edhe mbajtësja e flamurit kuqezi në ceremoninë e hapjes.
Nga 16-të atletet që u kualifkuan në finale, Gega regjistroi kohën e 11-të duke lënë pas 5 sportiste, ndërkohë që nga 10 atlete që regjistruan kohën më të mirë në gjysmëfinale, 4 prej tyre ndodhen më poshtë në renditjen botërore të atletikës, me Gegën që mban vendin e 13-të në klasifikimin e përgjithshëm të federatës së atletikës.
Misioni do të jetë shumë i vështirë në finalen e madhe që do të zhvillohet më datë 4 Gusht në orën 13:00 me orën e Tiranës, megjithatë në sport fjala e pamundur nuk ekziston, gjithsesi Luiza Gega edhe thjesht me pjesëmarrjen në finale e ka shkruar historinë e atletikës shqiptar.