Skandali “Calja”, Kreshnik Leka: KOKSH vendosi për kompozimin e ekipit kombëtar

Rezultati më i mirë deri tani ka ardhur nga Briken Calja që zuri vendin e katërt dhe ishte fare pranë medaljes së parë për vendin tonë.


Nga Altin Sulçe, ORA News

Shqipëria ka pasur një paraqitje tërësisht për t’u harruar në Lojërat Olimpike të Tokyo. Rezultati më i mirë deri tani ka ardhur nga Briken Calja që zuri vendin e katërt dhe ishte fare pranë medaljes së parë për vendin tonë. Nga krahu tjetër shpresat mbeten vetëm te Luiza Gega që ka arritur kualifikimin për në fazën finale.

Por le të kthehemi pak në çështjen që është diskutuar shumë gjatë, Briken Calja. Ky i fundit ka dalë në garë pa trajnerin e tij. Ndërkohë i ftuar për “Ora News” dhe i intervistuar nga Altin Sulçe ishte trajneri i ekipit kombëtar Kreshnik Leka, që është edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes.

“Briken Calja arriti rekordin e Shqipërisë në peshëngritje për të gjitha kohërat, edhe i sportit shqiptar. Ne peshëngritjen e kemi traditë dhe gjithmonë jemi përballur denjësisht aty me Europën e botën. Trajneri që mungoi te Calja? Kryesorja është që morëm rezultat të mirë.

Pastaj kam rezervat e mia në lidhje me kompozimin e ekipit të Shqipërisë. Që kur KOKSH vuri kufi që duhet të ketë dy shoqërues zyrtarë për sportistët, çalonte puna. Se në bazë të rregullave që u vendosën, sportistin duhet ta nxjerrin në garë 3 persona. U vendos ky kufiri në momentin që dihej se Shqipëria kishte shansin më të madh që të fitonte medalje nga peshëngritja. KOKSH e vendos se kush do të shkoj dhe sa do të shkojnë.

Briken Calja vendosi që ta nxirrte në garë presidenti meqë ishte edhe ish-sportist, e ka ndjekur edhe nga afër në stërvitje. Personi tjetër që shkoi, ishte një nga trajnerët më të mirë që është edhe trajneri i Erkand Qerimaj, Zef Kovaçi. Mua më bën çudi se kur doli Briken Calja në garë, Zef Kovaçi nuk ishte aty.

E kishte të detyrim të dilte, ishte trajneri i Shqipërisë dhe jo vetëm i Erkand Qerimaj. Nuk e mora vesh nëse ka inate të brendshëm apo xhelozi. Kjo është e papranueshme, nuk e di se çfarë emri t’i vendos”, tha Leka. / Ora News/

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…