Dritan Shano: Automotoparku i Elbasanit, një lajm fantastik!

Automotoparku shqiptar do të ndërtohet në Elbasan nga DPSHTRR, nën kujdesin e Presidentit të FIA, Jean Todt.


Nga Dritan Shano

Automotoparku i Elbasanit

Diskuri publik i Korrik-Gushtit 2021 po dominohet nga fatkeqësitë e vjetra dhe të reja, njerëzore dhe natyrore. Krejt padashur sot në mëngjes lexova një lajm që del krejt përtej tyre dhe projektohet në të ardhmen.

Sot në mëngjes lexova për Automotoparkun shqiptar, që po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, nga DPSHTRR nën kujdesin, bashkëpunimin dhe kontributin e drejpërdrejtë të FIA, e udhëhequr nga Presidenti aktual z.Jean Todt.

Për mua është një lajm fantastik, që duhet të na gëzojë të gjithë. Zhvillimi ekonomik dhe social, sidomos për të rinjtë shqiptarë, që vjen nga realizmi i Automotoparkut është i paçmuar.

Kur them të rinjtë nuk e kam vetëm për ata që i “ngrahin “makinës; përkundrazi ata janë të fundit. Kam parasysh inxhinierët elektronik, mekanik etj.
Jam i sigurt që konkurrenca rajonale për të arritur vendosjen e një strukture të tillë shumë-përdorimshme ka qenë e fortë. Kjo e bën Automotoparkun shqiptar një vepër të një rëndësie strategjike kombëtare, në garantimin e flukseve drejt Shqipërisë dhe influencës së saj në rajon. Pos kësaj Shqipëria kthehet në një destinacion botëror për një lloj aktiviteti, i cili mund të zhvillohet nën logon e FIA vetëm me standartet më të larta të operimit, sigurisë, shërbimit. Efektet urbanizuese dhe emancipuese thuasje do preken me dorë. Kush të rrojë do i shikojë.

Për këto arsye, Automotoparkun e quaj një punë fantastike, e cila do i shtrijë efektet e saj, jo vetëm ekonomike, por edhe edukuese, në afatgjatë; edhe kur këta tipat që kemi inat sot të jenë larguar nga politika apo nga jeta jonë.

Shpresoj që administra jonë – Qeveri, Parlament, Bashki – të mos zbythet dhe t’i lërë gjerat në mes, por të bëjë çdo gjë që duhet për të maksimizuar momentumin e arritur me interesimin dhe dëshirën për kontribut të FIAs. Përgëzime për këdo që ka qenë i përfshirë në këtë punë deri tani, dhe për këdo që do kontribuojë deri në realizimin e saj.

Gjithnjë do ketë njerëz që do nxjerrin bishta. Gjithnjë do artikulohet një hall që duhej zgjidhur më përpara. Mund të kenë edhe të drejtë. Por, no pain, no gain. Ndaj, unë mbetem enthuziast për këtë projekt modernizimi kulturor më shumë se çdo gjë tjetër, dhe shpresoj të mos zhgënjehem.
A është Automotoparku shpëtimi i Shqipërisë? Jo! Arsimi është shpëtimi i Shqipërisë.

Por vepra të tilla janë nga ato që unë i përkufizoj si “masterpieces” të ekonomisë, diplomacisë dhe kulturës së një vendi.
.
.
.
(ps. nuk kam marrë asnjë lek për këto rreshta. mendoj se berri varet për këmbësh të veta. thjesht kam arritur në pikën që më vjen për të vjellë nga era e llogoreve, dhe dua t’i quaj mollet mollë dhe dardhat dardha. E mira duhet mbështetur. )

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…