Perla e Muçit “shtang” Dinamon e Zagrebit

Ish-sulmuesi i Tiranës shënoi një gol të rëndësishëm për Legia Varshava në Champions League.


Ernest Muçi sërish protagonist me Legian e Varshavës. Pas supergolit që realizoi me skuadrën polake në ndeshjen debutuese të sezonit të ri, duke i dhënë tre pikët e para Legias në kampionat në përballjen ndaj Wisla Plock, ish-sulmuesi i Tiranës shënoi një gol akoma më të rëndësishëm për ekipin nga Varshava. Muçi këtë herë arriti të linte shenjë në Champions League teksa iu deshën vetëm 7 minuta për të ndëshkuar një emër të madh të futbollit europian si Dinamo e Zagrebit.

I hedhur në fushë vetëm në çerekorëshin e fundit në përballjen e parë të turit të tretë mes Dinamos së Zagrebit dhe Legias sfidë e luajtur në stadiumin Maksimir të kryeqytetit kroat, talenti shqiptar arriti të barazonte sfidën në minutën e 82-të me një tjetër supergol. Muçi pasi mori një top në mesfushë avancoi drejt portës së Dinamos së Zagrebit, fillimisht ish-sulmuesi i Tiranës tentoi të pasonte për një shok skuadre por pasimi i tij nuk shkoi në destinacion, gjithsesi topi përfundoi sërish në këmbët e Muçit që me një gjest të lart teknik shmangu një kundërshtar dhe lëshoi një predhë me të djathtën nga rreth 20 metra, me goditjen që shkoi në këndin më të largët të portës së mbrojtur nga Livakovic.

Gol i rëndë ky i 20-vjeçarit nga Tirana që këtë sezon të ri e ka nisur në mënyrën më të mirë duke treguar se mund të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për Legian që synon minimalisht pjesëmarrjen në grupet e Europa League. Për Dinamon e Zagrebit golin e avantazhit provizor e realizoi sulmuesi i kombëtares kroate Bruno Petkovic në minutën e 60-të.

Pas një jave këto dy skuadra do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Champions League që vlen një biletë në fazën play-off në Varshavë me Muçin që këtë duel të dytë mund ta nisë edhe si titullar. Kartoni i Ernest Muçit i kushtoi Legias së Varshavës 500 mijë euro, para që shkuan në arkën e Tiranës në muajin shkurt të këtij viti, ndërkohë që nëse vazhdon me këto ritme sulmuesi i Shpresave mund të marrë një ftesë edhe nga trajneri i kombëtares A Edoardo Reja për sfidat e shtatorit.

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…