Miqësore U-18 Shqipëri-Itali, Ardi Behari publikon listën e lojtarëve
Kuqezinjtë e drejtuar nga Ardi Behari do të nisin grumbullimin më 6 gusht në Shqipëri, përpara se të udhëtojnë drejt Italisë dhe do ta përmbyllin më 12 gusht, datë kur edhe do të zhvillohet miqësorja.
Përkrah Kombëtares U-19, që do të luajë ndaj Italisë U-19 më 13 gusht, edhe Shqipëria U-18 do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve italianë.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Ardi Behari do të nisin grumbullimin më 6 gusht në Shqipëri, përpara se të udhëtojnë drejt Italisë dhe do ta përmbyllin më 12 gusht, datë kur edhe do të zhvillohet miqësorja.
Tekniku Behari ka bërë ditën e sotme publike listën me 20 lojtarët e ftuar për këtë ndeshje, ku pjesa më e madhe e të grumbulluarve janë pjesë e kampionatit shqiptar, por edhe futbollistë që luajnë në Europë.
Ardi Behari ka bërë disa seleksionime përgjatë këtij viti, si dhe ka qenë pjesë e seleksionimeve dhe grumbullimeve që trajnerët e tjerë të ekipeve zinxhir të moshave kanë zhvilluar, duke vëzhguar nga afër elementët që mund t’i shërbejnë në të ardhmen Kombëtares së madhe.