Arbitri Bekris Dragusha shpëton nga mbytja tre pushues në Shëngjin
Një arbitër i Kategorisë së Parë ka bërë heroin ditën e djeshme duke parandaluar nga mbytja në det një familje me tre anëtarë në plazhin e Shëngjinit.
Një arbitër i Kategorisë së Parë ka bërë heroin ditën e djeshme duke parandaluar nga mbytja në det një familje me tre anëtarë në plazhin e Shëngjinit.
Familja nga Kosova ka hasur vështirësi në det dhe aty është gjendur arbitri Bekris Dragusha i cili në verë punon vrojtues plazhi pranë vendlindjes së tij në Shkodër.
Dragusha ka ndërhyrë menjëherë së bashku me shokun tjetër Luçjano Marku duke shpëtuar babin me tri vajzat. Lajmi u bë i ditur nga Federata Shqiptare e Vrojtuesve të Plazhit në ‘’Facebook’’ duke dhënë dhe lajmin e mirë për shpëtimin e tre jetëve.