Njazi Lleshi, karriera e shkëlqyer copëzuar nga biografia

Rruga e mundimshme e yllit zemërthyer të basketbollit shqiptar


Nga Bedri Alimehmeti, “Mjeshtër i Madh”

Fitues i shumë titujve kampion e trofeve me Partizanin, jo vetëm si lojtar por, edhe si trajner dhe një titull me Tiranën. Sot edhe pse kanë kaluar vite, janë jo të paktë ata që e njohin Njazi Lleshin, basketbollistin me Nr.5 në skuadrën e famshme të Partizanit në vitet ‘50-‘65 që me gjuajtjet e tij nga distanca me dy duart lart mbi kokë u bë problem për të gjithë lojtarët, që merrnin përsipër ta markonin. Por jo vetëm kaq, mbas një karriere të shkëlqyer si lojtar, për shumë vite mori detyrën e trajnerit të të rinjve, ku koleksionoi shumë tituj dhe përgatiti lojtarë të talentuar që i siguruan Partizanit për dekada tituj kampion.

Po ku nisi rruga sportive e këtij mjeshtri të basketit shqiptar, që bëri epokë në gjysmëshekullin e kaluar? Madje, po ta takosh në rrugë dhe t’ia bësh këtë pyetje. Me pak fjalë të përgjigjet: “Nga viti 1950 e deri më 1964 kam luajtur basketboll me Partizanin por edhe me Tiranën. Ende pa e ndërprerë karrierën sportive i jam kushtuar përgatitjes së basketbollistëve të rinj. Dhe që nga ajo kohë e deri në mesin e viteve ‘90-të, nuk i jam ndarë bankinës së trajnerit”.

Me kaq sa thotë kuptohet, 45 vite radhazi i lidhur me basketbollin si trajner, Njazi Lleshi përbën një rekord në karrierën e tij të punës plot vështirësi dhe kënaqësi që të jep sporti. Dhe bilanci në këtë drejtim është tejmase i pasur dhe cilësisht i nivelit të lartë. A. Fagu, G. {a[i, B. Pëllumbi, D. Përmeti, E. Moja, S. Boshnjaku, P. Bushati, A. Terihati, R. Kuqo, A. Dheri, A. Kozeli, Ar. Fagu, D. Hatibi, I. Cane, M. Agolli, G. Bekteshi, Xh. Sinoimeri, A. Kalaja, Y. Kokushta, V. Konomi, Y. Myzyraj etj., të gjithë basketbollistë të shquar, dalë nga “fidanishtja” e koshit të kuq ku punoi pa u lodhur Njazi Lleshi. Emra gjigantësh të koshit, që bënë epokë dekada me radhë me Partizanin, duke fituar trofe e përballur me dinjitet me ekipe nga më të fortët të kontinentit si Oransoda, Banka-Roma, Bosnja, A.S.P.A. “Tur” etj., pa thënë që shumica e këtyre emrave kontribuon ndjeshëm ndër vite edhe në ekipin kombëtar të basketbollit, si në kampionatet ballkanike, Universiadat dhe Kampionatin Europian.

Por, edhe pse bilanci i arritjeve të suksesshme të mjeshtrit Lleshi është i përmasave ta pazakonta, duhet theksuar fakti që rruga e tij si sportist, por më pas edhe si trajner, qe tejet e mundimshme. Gjatë shkollës 7-vjeçare, mësuesit e fizkulturës Aqif Tomini e Adem Karrapici spikatën tek ai shkëndijat e një talenti të madh, ndaj e nxitën të mos i ndahej basketbollit. Me dëshirë të madhe u regjistrua në politeknikumin “7 Nëntori” (sot “Harry Fulz”), por mbas disa kohësh e përjashtuan, ngaqë të atin Muharrem Lleshi (sot “Nderi i Kombit”) ia konsideronin të pushkatuar dhe Islami vëllai më i madh se ai, ishte i burgosur politik. Kjo ishte përballja e parë e tij me hijen e zezë të biografisë, që paskëtaj nuk do t’i ndahej për katër dekada me radhë.

Gjithsesi, ende adoleshent përveshi krahët dhe iu vu punës për të ndihmuar familjen, që po kalonte vështirësi të mëdha. Për të siguruar bukën e gojës punoi kudo, ku iu dha mundësia herë në një fabrikë tullash apo në një punishte këpucësh. Derisa një ditë në vitin 1950 kur punonte në ndërmarrjen ushtarake, gjatë veprimtarive sportive, ku ai shquhej mbi të gjithë e spikati trajneri i njohur Naim Pilku. Pas kësaj edhe pse vetëm 16 vjeç mjeshtri Pilku e aktivizoi në pesëshen e parë të ekipit të basketbollit Partizani. Me fanellën e skuadrës së kuqe më 1956-n Njaziu vuri në gjoks medaljen e parë të kampionit. Por, nuk vonoi hija e zezë e biografisë do ta largonte nga gjiri i kësaj skuadre. Vështirësitë e jetës u bënë edhe më të mëdha. Pa punë dhe e gjithë familja ishte në listën e të dëbuarve nga kryeqyteti. Ndërkohë ishte klubi Tirana, që nuk mund ta linte një basketbollist “mrekulli” si ai, pa e bërë pjesë të formacionit. Dhe më 1957 Njazi Lleshi, basketbollisti me nr, 5 (të cilin e mbajti gjithnjë) në fanellën bardheblu, qe padyshim lojtari më i dalluar i kampionatit. Madje, spikati jashtëzakonisht në një finale të paharruar me Vllazninë e Shkodrës në parkun “Nako Spiro” të Durrësit, ku u shpall “heroi” i ndeshjes dhe i dha Tiranës titullin kampion. Ky fakt bëri të mundur, që një vit më pas Partizani ta tërheqë sërish në gjirin e tij. Dhe nr. 5 tashmë në fanellën e kuqe, bën që Partizani të rimarr titullin.

Por, edhe pas këtij triumfi, hija e zezë e biografisë, sërish përpiqet ta ndëshkojë. Njerëz smirëkëqij donin t’ia zbehnin vezullimin e talentit. Gjithsesi, kuadro të njohur ushtarakë të asaj kohe si gjeneralët Petrit Dume, Qazim Kapisyzi, Muharrem Kokomani etj., u bënë barrierë për talentin e tij. Pas kësaj merr pjesë në lojnat e forcave ushtarake të Traktatit të Varshavës, Lejpsig (1958), vesh edhe fanellën e ekipit kombëtar në Ballkaniadën e Bukureshtit.

Në fillim të viteve ‘60-të, teksa karriera e tij si sportist po shkonte drejt përfundimit, nisi të merret me përgatitjen e basketbollistëve të rinj, fillimisht në shkollën “Skënderbej”, por edhe nëpër shkollat e mesme të Tiranës.

Teoricienët e sportit, prej kohësh kanë deklaruar se, trajnerët e mëdhenj janë ato që punojnë me moshat e vogla. Të zbulosh talente dhe t’i përgatisësh teknikisht ato është punë shumë e vështirë. Dihet nga të gjithë se në skuadrën e të rriturve shkojnë lojtarë të përgatitur dhe të formuar, ku trajnerët kanë më pak vështirësi për të punuar me ‘to dhe më shumë përgjegjësi, në aspektin e shfrytëzimit të aftësive të tyre. Njaziu i provoi të dyja, sepse përveç të rinjve pati sukses dhe me ekipet e të rriturve, si për meshkuj, ashtu dhe për femra. Madje, në të njëjtin klub sportiv Partizani. Ku sa herë që arritjet e tij ngjiteshin në majat më të larta të suksesit, hija e zezë e biografisë, do të shfaqej gjithnjë. Dhe goditjet nuk do të ishin të vogla. Gjithsesi, i përbetuar vetëm përpara “altarit” me emrin punë, goditjeve të tilla, që ia trazonin jetën iu përgjigj vetëm me përkushtim të pashoq. Dhe në të gjitha rastet triumfoi. Ndodhi kështu sepse, pati mbështetjen e pafund të shokëve, miqve e dashamirësve, të cilët bënë që puna e suksesshme e tij si trajner, përveç aftësive të pashoqe profesionale, të krijonte në ekip entuziazëm sidomos me batutat e tij humoristike. Kjo e bënte më të dashur dhe të respektuar jo vetëm për lojtarët, por dhe me kolegët, të cilët kërkonin ta kishin pranë në çdo festë sportive apo familjare. Si[ ndodhi para pak kohësh, ku në një hotel luksoz të Tiranës u mblodhën të gjithë për të festuar 80 – të vjetorin e ditëlindjes së Mjeshtrit Njazi Lleshi, vezullimi i karrierës së të cilit herë pas here u copëzua nga biografia

Të veçanta nga jeta e Njazi Lleshit

42 pikë në një ndeshje

Ka ndodhur më 20 mars 1958 në një ndeshje kampionati midis Partizanit e Tiranës, zhvilluar në parkun sportiv të lojnave me dorë “Studenti” (sot këndi i lojnave për fëmijë “7 xhuxhat”). Takimi pati përfunduar 84-42 për Partizanin. Heroi i ndeshjes u shpall Njazi Lleshi, që realizoi 42 pikë. Të gjitha nga distanca me gjuajtjet e tij karakteristike me dy duart lart mbi kokë. Pra, bëhet fjalë për 21 gjuajte, realizuar nga distanca mbi 6 m e 15 cm. Të tillë kosha sot vlerësohen me tri pikë. Një rekord për kohën. Dhe imagjinoni pesë ditë përpara kësaj ndeshje, atij i ishte komunikuar largimi nga klubi. Një letër anonime kishte dhënë goditjen, por vezullimi i talentit të Njazit në atë ndeshje, qe bërë barrierë për të mos lejuar ndëshkimin e talentit.

Kosh nga tabela në tabelë

Unikal edhe për ditët e sotme. Ndoshta rastësisht, por realisht ka ndodhur në një ndeshje më 1961 me ekipin Universiteti (Studenti sot). Luheshin fraksionet e sekondës së fundit të pjesës së parë. Njaziu me topin në dorë ndodhej pikërisht nën koshin e tabelës. Në ato çaste Muhamed Përmeti (Pata) shoku i skuadrës ndodhej i vetëm pranë tabelës së ekipit rival dhe i bën zë, t’ia hedhë topin. Distanca qe vërtetë tejet e largët. Gjithsesi, Njaziu vendos shpejt. Pasi e përplas topin një herë për tokë, hap krahun e djathtë dhe me gjithë fuqi e harkon atë në drejtim të shokut. Pas kësaj topi nuk përfundon në duart e Patës, por përplaset në tabelë, më pas vibron për pak çaste në rrethin metalit të koshit dhe përfundon brenda. Një kosh vërtet i paparë, që mahniti të pranishmit.

Malli

E djeg dhe e përvëlon shumë për mbesën, vajzën e të birit Ilirit, bukuroshen 11-të vjeçare Nikol, që jeton me prindër në Pordenone (Itali). “Është zbukuruar e rritur goxha, – thotë ai. – Flas [do ditë në telefon, por malli më merr shumë për të. E dua pamasë.”

“Dinastia LLESHI”

Prof. Dr. Sulejman Lleshi, dëshmor i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, vëllai i madh i Njazi Lleshit, është i pari sportist dalë nga gjiri i familjes Lleshi, një ndër më të hershmet në Tiranë. Fillimisht u dallua si atlet në hedhjen e shtizës, ku me rezultatin e arritur, mbante edhe rekordin kombëtar në vitin 1934. Ndërkohë Sulejmani ishte edhe pjesëtar i formacionit të ekipit të futbollit Sportklub Tirana. Me bardheblutë në kampionatin e vitit 1936 është shpallur kampion i Shqipërisë. Njaziu, “Mjeshtër i Madh” shkëlqeu në basketboll. Në këtë sport fitoi tituj kampion me Tiranën e Partizanin dhe si trajner fitoi tituj edhe Kupa të Shqipërisë me Partizanin për meshkuj e femra. Ndërkohë ishte edhe pjesëtar i ekipit kombëtar. Iliri, i biri, u dallua në hendboll me ekipin Studenti, me të cilin fitoi edhe trofe. Enkelejda, e bija, luajti volejboll me Partizanin dhe më pas iu përkushtua trajningut me ekipet e grupmoshave, ku falë punës pasionante arriti rezultate të kënaqshme. Madje, arriti të drejtojë edhe ekipin e të rriturave të Dinamos, të cilin në sezonin 2009-2010 e shpalli kampione të Shqipërisë. Petrit Lleshi, është një tjetër pjesëtar i “Dinastisë Lleshi”. Ai ka qenë ndër të parët peshëngritës në vendin tonë.

SKEDA
Emri: Njazi
Mbiemri: Lleshi
Datëlindja: 12 prill 1934
Vendlindja: Tiranë
Arsimimi: Instituti i Fizkulturës dega mësuesi (1971)
Numri në fanellë: 5
Ekipet i aktivizuar si basketbollist:
Partizani 1950-1956, Tirana 1957, Partizani 1958-1964
Në ekipin kombëtar: 5 ndeshje ndaj Jugosllavisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe RDGJ (2)
Trofe: Kampion me Tiranën 1957, me Partizanin 1956, 1958, 1959, 1960
Trofe: Kupa e Shqipërisë me Partizanin 1960.
Trajner: Të rinjtë e Partizanit 1962-1974, të rriturit e Partizanit 1974-1975 të rriturat e Partizanit 1981-1989, të rriturat e Klubit Studenti 1992-1996.
Trofe si trajner: Kampion të rinjtë e Partizanit 1971, 1972, 1973, 1974, të rritur Partizani 1973-1974 dhe 1974-1975, të rriturat Partizani 1988-1989
Medaljet e arta: në Spartakiadën Kombëtare 1974
Fitues i Kupës së Shqipërisë: Partizani 1975
Vlerësime: “Mjeshtër i Madh”(2011), “Mjeshtër Sporti” (1959), “Nderi i Sportit Shqiptar” (2000), “Kuadër i dalluar në sport” (1971), “Mirënjohje e qytetit të Tiranës” (2000), dekoruar me medaljen “Naim Frashëri” (1981), me Urdhrin “Naim Frashëri” (kl. II 1986, kl. I 1989) “Medalje e artë” (1996)

U nda nga jeta:5 gusht 2021

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…