Mesfushori boshnjak Elvedin Heriç firmos për Vllazninë
24-vjeçari ka mbërritur në Shkodër dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Brdariç.
Vllaznia bën një tjetër përforcim në prag të nisjes së sezonit të ri. Drejtuesit e klubit shkodran kanë zyrtarizur afrimin e mesfushorit boshnjak të lindur në Gjermani, Elvedin Heriç, i cili ka pranuar ta mbajë veshur për dy vite fanellën kuqeblu.
24-vjeçari ka mbërritur në Shkodër dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Brdariç. Ai konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për ekipin e Vllaznisë, pikërisht në repartin e mesfushës, ku do të mbushë boshllëkun e krijuar nga largimi i Herald Markut.
Sezonin e kaluar, Heric ka luajtur për ekipin SV Kapfenberg në ligën e dytë austriake.