Rey Manaj, “Zotëria Nr.14” i Barcelonës kundër Real Sociedad
Nën urdhrat e Koemanit për sfidën më baskët janë 23 lojtarë, mes të cilëve sulmuesi kuqezi Rey Manaj, që ka një shans të artë
As Samuel Umtiti, as Miralem Pjanic, as Philippe Coutinho. Këta tre lojtarë nuk janë përfshirë në listën e të grumbulluarve nga trajneri Ronald Koeman për ndeshjen e parë të këtij sezoni në La Liga, kundër Sociedadit, që do të nisë në orën 20:00. Nje mesazh i qartë nga holandezi për këta futbollistë, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e tij.
Dy përforcimet e verës, Memphis Depay dhe Eric Garcia, u federuan në orët e e fundit, holandezi mbrëmjen e së shtunës, ndërsa spanjolli mëngjesin e kësaj të diele.
Në total, nën urdhrat e Koemanit për sfidën më baskët janë 23 lojtarë, mes të cilëve sulmuesi kuqezi Rey Manaj, që ka një shans të artë për të treguar veten për shkak të mungesës disamujore të Sergio Agueros për arsye dëmtimi.
Koeman për fat të mirë, mund të mbështetet te Frenkie de Jong, i cili ka kaluar një dëmtim në pulpë javët e fundit, dhe te Lenglet, që po i është nënshtruar një trajtimi special për të kapërcyer shqetësimin e tij në tendinë.
Për të plotësuar grupin, Koeman ka afruar gjashtë lojtarë nga akademia: Peña, Tenas, Demir, Balde, Nico dhe Gavi.
Lista e Barçës për ndeshjen me Sociedadin:
Portierë: Neto, Peña, Tenas.
Mbrojtës: Dest, Piqué, Araujo, Lenglet, Alba, Emerson, Eric dhe Balde.
Mesfushorë: Sergio, Riqui Puig, Pedri, Sergi Roberto, De Jong, Nico, Gavi.
Sulmues: Griezmann, Memphis, Braithwaite, Manaj, Demir.
[SQUAD LIST] ?
⚽️ #BarçaRealSociedadFORÇA BARÇA! ?? pic.twitter.com/YuxadL2M7n
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 15, 2021