Super Vllaznia, midis 32 më të mirave në Champions League për Femra
Skuadra e Vllaznisë në futboll për femra ka arritur sot të përsëritë historinë teksa është kualifikuar për herë të dytë mes 32 skuadrave më të mira në Champions League.
Skuadra e Vllaznisë në futboll për femra ka arritur sot të përsëritë historinë teksa është kualifikuar për herë të dytë mes 32 skuadrave më të mira në Champions League. Ekipi shkodran ka mundur në finalen e miniturneut ekipin e Ferencvarosh (me penallti), në fushën e kësaj të fundit si organizator i aktivitetit në fjalë.
Koha e rregullt u mbyll me shifrat 0-0, teksa e njëjta gjë ndodhi edhe në shtesa dhe u desh goditja e penalltive për të vendosur fituesin. Portierja Ana Rosa James-Buhigas, e ardhur së fundmi në Shkodër, ishte heroina e kësaj ndeshje.
Ajo priti dy penallti, ndërsa një të tretë lojtaret hungareze e nxorën jashtë. për shkodranet u treguan të sakta Gjini, Franja dhe Berisha, duke i dhënë një tjetër sukses të rëndësishëm klubit shkodran dhe futbollit të femrave në vendin tonë.