Southampton ndal Manchester United, Tottenham fiton ndaj Wolves
Manchester United ndalet 1-1 në fushën e Southamptonit pas atij starti të vrullshëm ndaj Leeds United në “Old Trafford” (5-1).
Manchester United ndalet 1-1 në fushën e Southamptonit pas atij starti të vrullshëm ndaj Leeds United në “Old Trafford” (5-1).
“Djajtë e Kuq” nuk ia dolën të dominonin në “St. Mary’s Stadium” si në sfidën hapëse, made pa u mbushur gjysmë ore lojë pësuan gol, ose më saktë shënuan në portën e tyre me Fred, në tentativë për të larguar rrezikun.
Në fakt në minutën e shtatë, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ishte e pafat teksa tentativa me kokë e Lindelof u përplas në shtyllë, kurse në fundin e fraksionit hapës Matic u ndal nga portieri vendës.
Gjithsesi, “Djajtë e Kuq” do ta gjenin golin e barazimit me Greenwood në minutën e 55-të, pas pasimit të marrë nga Pogba. Fred e Bruno Fernandes iu afruan golit të dytë të United në minutat 65’ dhe 66’, por asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura dhe gjithçka u mbyll në ekuilibër 1-1.
Tjetër fitore shumë e rëndësishme e Tottenhamit, që iu imponua 0-1 Wolves me golin e shënuar nga Delle Alli me 11-metërsh që në minutën e 9-të. Debutoi këtë sezon me Tottenhamin edhe Harry Kane, i aktivizuar në minutën e 72-të më vend të Son Heung-Min. Skuadra e Nuno Espirito Santo kryeson me pikë të plota bashkë me Liverpoolin dhe Brightonin.