Bundesliga – Hoffenheimi e Union Berlini ndajnë pikët
U mbyll në barazim 2-2 sfida mes Hoffenheimit dhe Union Berlinit, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit gjerman
U mbyll në barazim 2-2 sfida mes Hoffenheimit dhe Union Berlinit, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit gjerman.
Dueli i zhvilluar në “Pre Zero Arena” ishte mjaft emocionues dhe i pasur me gola. Berlinezët gjetën shpejt golin me Giesselmann, që tentoi me kokë, u ndal nga Baumann, por numri 23 reagoi duke e dërguar në rrjetë topin e kthyer. 4 minuta zgjati avantazhi për miqtë, sepse Hoffenheimi rivendosi ekuilibrat me anë të mbrojtësit Akpoguma.
Sfida ishte e luftuar dhe me shanse nga të dy krahët, megjithatë ekipi që gjeti sërish rrjetën ishte Hoffenheimi. Pasimi filtrures i Kramaric u shfrytëzua maksimalisht nga Bruun Larssen, që e dërgoi në rrjetë. Goli i dytë i dytë i ndeshjes për danezin, asisti i 4-t në dy ndeshje për kroatin.
Me këto shifra u mbyll pjesa e parë, teksa rezultati ndryshoi në startin e segmentit të dytë. Awoniyi u shfaq i vetëm me Baumann, goditi, por ky i fundit e ndali, topin e kthyer nuk e largoi dot Agpoguma dhe Avoniyi përfitoi duke rikthyer balancat. 2 gola në dy ndeshje për sulmuesin nigerian. Unioni u shfaq më këmbëngulës në kërkim të fitores, por nuk ia doli vetëm për meritë të Baumann, teksa kjo përballje u mbyll në barazim 2-2.