Tifozët përleshen me futbollistët miq, ndërpritet Nice-Marseille
Ngjarje skandaloze në ndeshjen e Ligue 1 mes Nice dhe Olimpique Marseille, në kuadër të javës së dytë të.
Ngjarje skandaloze në ndeshjen e Ligue 1 mes Nice dhe Olimpique Marseille, në kuadër të javës së dytë të.
Në minutën e 75-të të takimit, futbollisti i Marseille, Dimitri Payet, u godit me shishe uji nga ultrasit e Nice dhe në nerva e sipër e hodhi me forcë shishen drejt sektorit të tifozëve vendës, duke shkaktuar irritimin e tyre. Një pjesë e ultravse arritën të kalonin barrierat mbrojtëse dhe sulmuan futbollistët miq, që iu kundërpërgjigjën me të njëjtën monedhë. Skena surreale, të paimagjinueshme për futbollin e një vendi të zhvilluar europian, si Franca.
Zyrtarët e ndeshjes, duke para se situata doli jashtë kontrolli, vendosën ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes në minutën e 76-të. Nice po udhëhiqte 1-0 falë golit të Dolberg të shënuar në minutën e 49-të.
Kuptohet që që ky incident i rëndë do të jetë në lupën e organeve disiplinore në Federatën Franceze të Futbollit, që pritet të ndëshkojnë rëndë nxitësit e dhunës.