Dy gola, Armando Broja shkëlqen në debutimin e tij te Southempton
Armando Broja shkëlqen në debutimin e tij te skuadra e Sauthempton. Sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola me klubin e Premier Ligës, ku është huazuar nga Chelsea.
Armando Broja shkëlqen në debutimin e tij te skuadra e Southempton, në Angli. Sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola me klubin e Premier Ligës, ku është huazuar nga Chelsea.
Në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Newport City, Broja ishte rreshtuar mes titullarëve nga trajneri Ralf Hasenhutl, për të treguar formën e tij dhe ai nuk ka zhgënjyer. Që në minutën e 9 të sfidës, sulmuesi ka tundur rrjetën duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në këtë sfidë. Ai tregoi nuhatje të mirë para portës pasi një gjuajtje e Redmond u ndal nga traversa dhe ai ndoqi aksionin e shtyu në rrjetë topin që u kthye në lojë.
Në minutën e 57 erdhi edhe goli i dytë personal me një gjuajtje të fortë brenda zonës për sulmuesin shqiptar, teksa çoi rezultatin e përkohshëm në 6-0 për skuadrën e tij.
Ndeshja përfundoi me shifrat 8-0 për Sauthempton, ndërsa Broja u zëvendësua në minutën e 65-të nga trajneri Hasenhutl.
VLERËSIMI NGA HAMPSHIRE LIVE
Armando Broja – 9
Ai shënoi golin e tij të parë me ngjyrat e “shenjtorëve” me një përpjekje që nuk mund ta humbiste me të vërtetë. Gjatë pjesës së dytë ai dyfishoi numrin e tij dhe mund të kishte një hat-trick, pasi goditi shtyllën.