Mbrojtësi Igli Moqi te Teuta
Mbrojtësi 24-vjeçar ka firmosur për një sezon me bregdetarët. Moqi ka qenë pjesë e Besës së Kavajës.
Pas largimit të një pjese të madhe të futbollistëve që rikthyen titullin kampion te Teuta, klubi durrsak vijon përgatitjet për sezonin e ri dhe njëkohësisht punën në merkato për të kompletuar grupin në dispozicion të Edi Martinit.
Pasditen e sotme durrsakët kanë prezantuar mbrojtësin 24-vjeçar vlonjat, Igli Moqi, i cili ka firmosur për një sezon me bregdetarët dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit shkodran Edi Martini.
Sezonin e fundit Moqi ka qenë pjesë e Besës së Kavajës dhe ka bërë paraqitje mjaft të mira në Kategorinë e Parë, ndërsa tani është gati të luajë shanset e tij edhe në Superiore.