Demir Imeri tek Egnatia
Fantazisti 26-vjeçar nga Kërçova ka firmosur për një sezon me klubin rrogozhinas.
Pas një sezoni pozitiv me Vllazninë, ku ngriti edhe Kupën e Shqipërisë, Demir Imeri rikthehet sërish në Kategorinë Superiore, këtë herë për të veshur fanellën e Egnatias së Rrogozhinës, një ekip që do të debutojë në elitën e futbollit shqiptar.
Fantazisti 26-vjeçar nga Kërçova ka firmosur për një sezon me klubin rrogozhinas dhe ka bërë edhe prezantimin zyrtar, teksa do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Gugash Magani, për t’u përgatitur për startin e Kategorisë Superiore.
Imeri ka një karrierë mjaft të pasur pasi ka luajtur me Rabotnickin, Shkëndijën, Renovën, Kamzën, Olimpia Donetskun në Ukrainë, etj., ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e Vllaznisë, ku luajti 33 ndeshje dhe arriti të shënojë edhe 4 gola.