Trewandowski, Bayern Munich shkatërron Hertha Berlin
Goleadës në mesjavë në Kupën e Gjermanisë, Bayerni i Mynihut e shoqëron me një tjetër fitore bindëse, këtë herë me shifrat 4-0 ndaj Herthës së Berlinit në “Allianz Stadium”.
Goleadës në mesjavë në Kupën e Gjermanisë, Bayerni i Mynihut e shoqëron me një tjetër fitore bindëse, këtë herë me shifrat 4-0 ndaj Herthës së Berlinit në “Allianz Stadium”.
Bavarezët e nisën kampionatin me një barazim dhe një fitore të vuajtur ndaj Koln, por më në fund Nagelsmann pa që të tijtë të shfaqnin anën e tyre më të mirë, duke dominuar ndaj berlinezëve dhe duke argëtuar edhe tifozët e pranishëm.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 6’, teksa pas një pasimi të Alphonso Davies, ishte fantazisti Thomas Muller që dërgoi topin në rrjetë, ndërsa në minutën e 35-të polaku Robert Lewandowski shënoi edhe golin e dytë për bavarezët.
Në pjesën e dytë Bayerni i Mynihut shënoi edhe dy herë të tjera, fillimisht me talentin Jamal Musiala e më pas dy herë me Lewandowskin, që kompletoi tripletën personale, duke marrë edhe topin e ndeshjes në shtëpi. Me këtë fitore Bayerni ngjitet në krye me Bayer Leverkusen, me nga 7 pikë secila.