“Gol për ty… bebushi im!”, Elseid Hysaj shënon në fitoren tenistike të Lazios
Elseid Hysaj, i cili gjen për herë të parë me fanellën e Lazios rrugën e rrjetës në minutën e 70′. Goli i dytë në Serie A. Duke festuar ai fut topin nën bluzë, për të treguar se pret fëmijë tjetër.
Lazio ka shkatërruar me rezultatin tenistik 6-1 skuadrën e Spezias në stadiumin “Olimpico” të Romës. Ndeshja nisi malore për kryeqytetasit me skuadrën mike që shkuan të parët në avantazh me Verden në minutën e 4′.
Më pas ishte një super Immobile, i cili përmbysi rezultatin me një tripletë personale në minutat 5′, 15′ dhe 45+2′. Goli i katërt u realizua nga Felipe Anderson në minutën e 47′.
Festë kishte edhe për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili gjen për herë të parë me fanellën e Lazios rrugën e rrjetës në minutën e 70′. Goli i dytë në Serie A. Duke festuar ai fut topin nën bluzë, për të treguar se pret fëmijë tjetër.
Ndërsa goli i gjashtë dhe i fundit i takimit u shënua nga Luis Alberto në minutën e 85′. Me këtë fitore Lazio renditet në vendin e parë së bashku me Interin në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Spezia renditet në vendin e 13 me 1 pikë të grumbulluar.
Ndeshja tjetër e luajtur në orën 18:30, ishte Atalanta-Bologna e zhvilluar në stadiumin “Gewiss” të Bergamos përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0. Në këtë sfidë titullar ishte dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti i cili u aktivizua përgjatë gjithë 90 minutëshit.