Vllaznia firmos me mesfushorët Albin Sadrijaj dhe Zinedin Mustedanagiç
Në ditën që u bë pronar i 100% të aksioneve të klubit, presidenti Alban Xhaferi i bën dhuratë edhe dy futbollistë të tjerë trajnerit Thomas Brdariç.
Në ditën që u bë pronar i 100% të aksioneve të klubit, presidenti Alban Xhaferi i bën dhuratë edhe dy futbollistë të tjerë trajnerit Thomas Brdariç.
Kështu kuqeblutë kanë firmosur me mesfushorin shkatërrues Albin Sadrijaj dhe fantazistin boshnjak, Zinedin Mustedanagiç.
I pari është 24 vjeç, me origjinë nga Kosova dhe ka luajtur me përfaqësuesen U21 të Zvicrës, ndërsa te shkodranët ndodhet prej disa ditësh në provë dhe ia ka dalë të bindë trajnerin Brdariç për të qenë pjesë e kuqebluve.
Ndërkohë boshnjaku Mustedanagiç është vetëm 23 vjeç dhe është rritur te Sparta e Pragës në Republikën Çeke, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Sarajevos në kampionatin boshnjak. Të dy futbollistët kanë firmosur kontrata dy vjeçare me kuqeblutë dhe po përgatiten nën urdhrat e stafit teknik për të qenë gati për startin e sezonit.