Cikalleshi: Silvinjo me stilin e Guardiolës

Sulmuesi kuqezi: Trajneri i ri i Kombëtares pëlqen lojën e shpejtë dhe sulmuese


Për Sokol Cikalleshin, trajneri i ri i Kombëtares, Sylvinho pëlqen lojën e shpejtë dhe sulmuese dhe kjo gjë sipas sulmuesit “kuqezi” i duhet skuadrës shqiptare.

Në një lidhje me emisionin “Kuqezi” në SuperSport, Cikalleshi u shpreh se me aq sa ka dëgjuar ai, Sylvinho ndjek modelin e të luajturit të Guardiolës, gjë që do të ndryshonte lojën e përfaqësueses sonë që deri më tani ka ndjekur shkollën italiane të futbollit.

Ndërsa duke folur për huazimin te Al Khaleej në Arabinë Saudite, Cikalleshi theksoi se pas tre muajve të parë të vështirë tashmë është përshtatur, më tej foli edhe për Ronaldon, për të cilin shtoi se do duhet që në radhë të parë të përshtatet me kushtet atmosferike e më pas me stilin e lojës të këtij kampionati.

Trajneri i ri i Kombëtares, sa e njeh? “E ndoqa prezantimin e Sylvinhos dhe përfundimin e aventurës së Rejës, gjej rastin ta falenderoj publikisht për çfarë ka bërë për Kombëtaren, por edhe për mua, pasi në periudhën e tij kam pasur një bilanc pozitiv. Sylvinho sjell një ide të re, pas shkollës italiane që kemi pasur në Kombëtare. Një trajner që kam tani në ekip më ka folur për Sylvinhon dhe më ka thënë që është tip Guardiola, “tiki-taka” dhe kjo më pëlqen, pasi është një trajner energjik, ta shohim si do përshtatet, t’ja lëmë kohës.”

Beson se Sylvinho mund ta përcjellë frymën e tij? “Gjërat janë të vështira, nuk mund të themi që ka ardhur trajner i ri dhe do bëjmë direkt kthesën. Jemi në një situatë që nuk i kemi përmbushur objektivat. Si në çdo klub e kombëtare ai që e pëson është trajneri ashtu ndodhi edhe me Reja-n. Tani ta shohim si do përshtatet Sylvinho me ne, kam dëgjuar që është energjik dhe se tenton të fusë garë mes lojtarëve dhe me cilësitë e lojtarëve, nëse do bashkohen këto besoj do arrijmë shumë.

Shumë lojtarë nuk kanë luajtur në skuadrat e tyre, a do ndikojë kjo në Kombëtare? “Në vija të përgjithshme mund të ndikojë, por mund të them që edhe lojtarët që nuk luajnë me skuadrat e tyre kur vijnë te Kombëtarja është gjë tjetër. Mund të jetë problem për pesë ndeshje radhë, por jo për një apo dy ndeshje, pasi kur vesh fanellën e Kombëtares je tjetër gjë dhe shembull është Roshi që e ka treguar këtë gjë, pasi Kombëtarja të jep tjetër motivim.”

Lidhja mes të vjetërve dhe të rinjve, sipas Rejës të rinjtë duhet ta duan më shumë fanellën? “Në momentin që nuk kemi rezultate normale që do dalin shumë gjëra në dukje, siç janë këto që thotë trajneri Reja. Ne kemi lojtarë cilësorë dhe kjo ‘të rinj, të vjetër’, besoj se nuk ka më ndarje, t’i heqim këto se nuk kanë shumë vend. Në kombëtaren tonë çdo njeri duhet vlerësuar maksimalisht dhe u duhet marrë maksimumi lojtarëve. Ne që jemi rritur në Shqipëri dhe e kemi nisur aty karrierën për të kaluar më tej jashtë e kemi pasur më të vështirë, ndërsa brezi i ri janë rritur jashtë dhe kanë pasur më shumë lehtësira. Ka ardhur momenti që duhet të jemi më shumë profesionist, si kombëtaret e mëdha që ecin para dhe nuk kapen me këto vogëlsira. Tani trajneri i ri duhet t’i marrë maksimumin çdo lojtari, nga i pari te fundit.”

Përshtatja në kampionatin arab? “Fillimi ka qenë e vështirë, pasi çdo gjë ishte e re, larg familjes pasi ata janë në Shqipëri. Tani ndihem më mirë, kam gjetur një partner në skuadër, me të cilin mund të nxjerrim vlerat tona në pah.”

Statistikat: “Ishte shumë e vështirë, pasi ekipi është ngjitur tani në Superligë, ishte e vështirë që të gjeja lojën me korridore e me pasime. Tani gjërat kanë ndryshuar, pasi futbolli është kolektiv dhe duke pasur lojtarë të mirë rreth vetës edhe rezultatet nxirren. Te ekipet që janë në krye të renditjes diferencën e bëjnë lojtarët vendas, sepse ne i kemi pasur me probleme lojtarët vendas.”

Ndeshjen e fundit e keni luajtur kundër Al Nassr, por atëherë nuk ishte Ronaldo. Kaq i madh është efekti i Ronaldos në Arabi sa u prit me ceremoni më të madhe edhe se ajo e Kupës së Botës? “Ai ka bërë efekt në të gjithë botën, imagjino në Arabinë Saudite. Është diçka pozitive, pasi kur vjen Ronaldo shumë lojtarë të tjerë do ta kenë më të lehtë të vijnë. Këtu ka një problem, pasi të huajt e kanë të vështirë, pasi kushtet atmosferike janë të disfavorshme, si temperatura 46 gradë psh. Nuk e di si do përshtatet Ronaldo.”

Duke ardhur me mendjemadhësi, Ronaldo mund të shënojë më pak gola se ti? “Kampionati këtu nuk krahasohet me elitat e Europës ku është mësuar Ronaldo, por edhe këtu kampionati është shumë fizik. Është futboll ndryshe, nuk e di si do të përshtatet. Këtu luajnë të gjithë bllok, duhet të sulmojmë dhe të mbrojnë të gjithë bashkë.”

Je në huazim te Al Khaleej, më pas do të qëndrosh aty apo do të provosh aventurë të re apo do kthehesh te Konyaspor? “Kam kontratë me Konyaspor deri në 2024-ën, nuk mund ta them ekzakt, pasi duhet të mbarojë sezoni, deri në fund do të shihet, pasi për të ndenjur këtu duhet mbushur thesi me gola, tani ta shohim si do eci. Nëse nuk do e mbyll siç duhet atëherë do kthehem në Konyaspor, por ta shohim.”

Gola me Kombëtaren në mars: “Unë kam pasur fatin t’i shënojë dhe Polonisë dhe Hungarisë, por në dorë e ka trajneri se nëse do luajë apo jo në mars, nëse trajneri e sheh të arsyeshme unë jam i gatshëm të luajë, nëse ai nuk e sheh të arsyeshme unë dua më të mirën për Kombëtaren.”

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…