Egnatia rekruton ish-sulmuesin e Parmës
Vitet e fundit ka qenë pjesë e ekipeve të elitës së futbollit bullgar, Septemvri Sofia dhe Tsarsko Solo.
Egnatia bën një goditje të madhe për sulmin menjëherë pas largimit të Ilir Camajt.
“Panorama Sport” zbulon se klubi rrogozhinas ka arritur marrëveshjen me 21-vjeçarin shqiptar, Redi Kasa, i cili ka lindur në Parma të Italisë.
Ai është produkt i klubit të Parmës, ndërsa në tre vitet e fundit ka qenë pjesë e ekipeve të elitës së futbollit bullgar, Septemvri Sofia dhe Tsarsko Solo.
Kasa është një sulmues krahu, që si këmbë të preferuar ka të majtën, por luan edhe në të djathtë.
Ai mund të luajë shumë mirë edhe si një sulmues i dytë. Përveç ekipeve të moshave dhe ekipit të parë të Parmës, Kasa ka luajtur në Itali edhe për Fermanën.