Akuzat për ngacmim seksual, pezullohet presidenti i Federatës Franceze
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit vendosi pezullimin e përkohshëm të Noël Le Graët
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit, i cili u mblodh me urgjencë sot, vendosi pezullimin e përkohshëm të Noël Le Graët nga detyra e tij si president.
Sipas ‘L’Équipe’, Le Graët do të bëjë një hap prapa të paktën deri në publikimin e auditimit të kërkuar nga Ministria e Sportit për të hedhur dritë mbi akuzat për ngacmime seksuale dhe situata të tjera të brendshme në FFF.
Ashtu siç parashikohet nga statuti, zëvendëspresidenti Filip Diallo do të jetë president i përkohshëm.
“Noël Le Graët, në marrëveshje me Komitetin Ekzekutiv të mbledhjes së FFF-së në Paris, ka zgjedhur të tërhiqet nga funksionet e tij si president i Federatës deri në komunikimin përfundimtar të auditimit të kryer nga Ministria e Sporteve dhe në pritje të analizës së tij nga Comex i FFF”, thuhet në deklaratën zyrtare.