Kupa e Italisë, Dibala çon Romën në çerekfinale
Paraqitje pozitive në këtë mbrëmje edhe për mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbulla
Roma ka bërë detyrën në Kupën e Italisë, duke mposhtur me rezultatin 1-0, Xhenoan e Xhilardinos që militon në Serinë B.
Goli mjaft i bukur i Paolo Dibalës në minutën e 64-t, i siguroi një biletë për në fazën çerekfinale skuadrës së Zhoze Murinjos, që e dominoi këtë takim.
Paraqitje pozitive në këtë mbrëmje edhe për mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbulla, që e justifikoi më së miri besimin e teknikut portugez.
Shqiptari qëndroi në fushë gjatë gjithë duelit, duke mos lejuar hapësira në repartin e prapavijës.