Sirena turke për Strakoshën!
Në Stamboll e shohin Strakoshën si zëvendësuesin perfekt të Altay Bayindir, i cili ka zhgënjyer trajnerin dhe tifozët
Aventura angleze për Thomas Strakoshën nuk po shkon ashtu siç e kishte menduar. Portieri i kombëtares shqiptare, u transferua verën e kaluar te Brentford si lojtar i lirë, por debutimi në Premier League nuk ka ardhur ende.
27-vjeçari numëron vetëm 180 minuta aktivizim mes FA Cup dhe Kupës së Ligës. Shtypi turk shkruan se Strakosha ka përfunduar në shënjestër të Fenerbahces.
Trajneri Jorge Jesus e pëlqen shumë “gardianin” shqiptar, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 5 milionë euro për momentin.
Në Stamboll e shohin Strakoshën si zëvendësuesin perfekt të Altay Bayindir, i cili ka zhgënjyer trajnerin dhe tifozët me performancat e tij të dobëta.