Dibala nderon Romën, Kumbulla titullar ndaj Fiorentinës
Roma e Zhoze Murinjos mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Fiorentinën, në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Serisë A
Roma e Zhoze Murinjos mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Fiorentinën, në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Serisë A. Sfidën për kryeqytetasit, e vendosi dopieta e sulmuesit argjentinas, Paolo Dibala, në minutat 40 dhe 82.
Titullar në këtë duel, u aktivizua edhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, që qëndroi në fushë gjatë gjitha takimit, duke bërë një paraqitje dinjitoze. Madje në minutën e 55-të, shqiptari u ndëshkua me karton të verdhë pas një përplasje me kundërshtarin Gonzalez.
Me fitoren e sotme, Roma u pozicionua në vendin e 7-të me 34 pikë në 18 ndeshje, po aq sa Atalanta dhe Lacio, që ndodhen respektivisht në vendet 5 dhe 6. Sfidën e radhës Roma do e luajë në transfertë ndaj Specias.