Dinamo zyrtarizon afrimin e Realf Zhivanaj
Skuadra e Nevil Dedes kryeson Kategorinë e Parë me 24 pikë të grumbulluara në 12 ndeshje
Kryesuesit e Dinamos zyrtarizuan ditën e sotme afrimin e Realf Zhivanaj nga kampionët në fuqi të Tiranës. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar ishte pjesë e bardhebluve të Orges Shehit prej verës së vitit 2021, teksa iu bashkua skuadrës tjetër të kryqytetit, por kësaj herë në një kategori më poshtë.
Zhivanaj zhvilloi 20 ndeshje me Tiranës, ndërkohë që kontributin e tij te Dinamo, me misionin për të ndihmuar 18 herë kampionët e Shqipërisë drejt rikthimit në Superiore.
Skuadra e Nevil Dedes kryeson Kategorinë e Parë me 24 pikë të grumbulluara në 12 ndeshje, dy pikë më shumë se Flamurtari dhe tri më tepër se Korabi.
“Mbrojtësi 24-vjeçar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të 18 herë kampionëve në vazhdim. Ai vjen në skuadrën tonë pas eksperiencës me ekipin e Tiranës, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Tërbunin dhe Kastriotin”, lexohet në komunikatën zyrtare të Dinamos.
✍️????? ???????? ?????? ???!
Mbrojtësi 24-vjeçar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të 18 herë kampionëve në vazhdim….
Posted by FC Dinamo Tirana on Monday, January 16, 2023