Marash Kumbulla: Babi dhe mami të duan që tani shumë!
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe partnerja e tij, Greta, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Lëvdatat e Zhoze Murinjos apo aktivizimi si titullar te Roma nuk janë gjëja më e bukur që i ka ndodhur në këto ditë Marash Kumbullës.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit ka treguar lajmin më të bukur me një postim në rrjetet sociale.
Ai dhe partnerja e tij, Greta, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
“Je emocioni më i madh i jetës tonë. Mami dhe babi të presin dhe të duan që tani shumë”, shkruante ai në postimin ku tregoheshin edhe pamjet e ekografisë së parë.