Kupa e Shqipërisë: Teuta dhe Erzeni bëjnë paqe. Egnatia fiton në ekstrem, Apolonia ndal Kukësin
Nuk ka fitues në derbin midis Teutës dhe Erzenit në Kupën e Shqipërisë në fazën e 1/8-ve.
Nuk ka fitues në derbin midis Teutës dhe Erzenit në Kupën e Shqipërisë në fazën e 1/8-ve. Në “Niko Dovana” ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1 ku fillimisht Kapllani debutoi me gol për Erzenin, por Beqja u kundërpërgjigj shpejt duke vendosur baraspeshën.
Sfida nis menjëherë me ritëm me të dyja skuadrat që hidhen në sulm për të zhbllokuar rezultatin. Sinjali i parë vjen nga skuadra e Erzenit, ndërsa Teuta reagon menjëherë. Lorenco Vila i afrohet pranë një supergoli me një goditje akrobatike, por Hasanbelli reagon mjaft mirë duke bërë një superpritje.
Në mesin e pjesës së parë janë minuta më të mira për Teutën që rrezikon disa herë portën kundërshtare, por pa sukses. Kundërpërgjigjet edhe Erzeni, por pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola.
Në pjesën e dytë, Erzeni e nis menjëherë me dy zëvendësi ku në fushë hidhet Kahrimanovic dhe afrimi më i ri Kapllani. Pikërisht ky i fundit zhbllokon edhe rezultatin në minutën e 81 me një supergol nga limitet e zonës. Goditja e tij ndalet në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Qirko duke e çuar rezultatin në 1-0.
Nuk vonon shumë dhe Teuta reagon duke gjetur golin e baraspeshës 3 minuta më vonë. Është Beqja që arrin të çojë topin në rrjetë, i ndihmuar edhe nga një devijim i Kapllanit.
Minutat e mbetura nuk krijojnë dot raste që të ndryshojnë rezultatin dhe në fund sfida mbyllet në barazim 1-1.
Nderkohe ne ndeshjet e tjera te dites se sotme, Apolonia ka ndalur Kukësin në një barazim pa gola në “Loni Papuçiu”.
Sfida Skënderbeu-Egnatia është vendosur nga një supergol i Paulauskas në minutat shtesë të takimit.
Rrogozhinasit marrin një fitore të çmuar që i afron më pranë çerekfinales, ndërsa për Kukësin dhe Apoloninë do të jetë vendimtare për kualifikimin në çerekfinale sfida e kthimit.