Sfida Ronaldo-Mesi, biznesmeni arab paguan 2.5 milionë euro për një biletë

Biznesmeni nga Arabia Saudite, Mushref Al-Ghamdi ka paguar 2.5 milionë euro për një biletë në ndeshjen mes 11 yjeve që luajnë në kampionatin e Arabisë Saudite dhe PSG-së


Biznesmeni nga Arabia Saudite, Mushref Al-Ghamdi ka paguar 2.5 milionë euro për një biletë në ndeshjen mes 11 yjeve që luajnë në kampionatin e Arabisë Saudite dhe PSG-së. Dueli miqësor që luhet nesër në “MrSool Park” në Riad pritet me interes, për vetë faktin se Ronaldo debuton në kampionatin e ri, pikërisht në një përballje me Messin.

Me mbi 2 milionë kërkesa për bileta, disa prej tyre kanë dalë në ankand dhe shuma më e lartë e ofruar ishte ajo e biznesmenit Al-Ghamdi. 11 yjet miks të ekipeve Al-Hilal dhe Al Nassr do përballen me ekipin e PSG, teksa Messi dhe Ronaldo do jenë në fushë nga minuta e parë.

Dueli ka zgjuar interesin e shumë tifozëve, teksa PSG do fitojë 10 milionë euro nga kjo miqësore. Me fat edhe biznesmeni Mushref Al-Ghamdi, që përveç shikimit të ndeshjes, do ketë mundësinë të marrë pjesë në ceremoninë e fituesit dhe të hyjë në të dyja dhomat e zhveshjes, që do të thotë se mund të takojnë Ronaldon dhe Messin.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…