Verona interesohet sërish për Xhuljano Skukën
Kërkesa e Partizanit nuk është më vetëm një milionë euro, por edhe përqindje nga shitja e ardhshme e sulmuesit
Interesimi i skuadrave belge për transferimin e Tomas Henri të Veronës, po shtyn klubin italian që të rifillojë kontaktet me Partizanin për transferimin e Xhuliano Skukës të skuadra e Serisë A.
Sipas mediave italiane, Henri është shumë pranë largimit dhe kjo po shtyn Veronën që të kërkojë një qendërsulmues të mirëfilltë për të marrë vendin e tij në skuadër. “Tuttomercatoweb”, bën të ditur se italianët interesohen përsëri për Xhuliano Skukën, i cili ka spikatur në vitin 2022 me fanellën e të kuqve.
I njëjti burim bën të ditur se kërkesa e Partizanit nuk është më vetëm një milion euro, çmimi që i kishin vënë kartonit të sulmuesit. Të kuqtë tani kërkojnë që të ruajnë përqindje edhe nga shitja e ardhshme e futbollistit, të bindur se vlera e tij do të rritet dhe do të sjellë të ardhura të tjera te kryeqytetasit.