Ronaldo në hall, nuk po gjen dot kuzhinier në Arabinë Saudite!

Kuzhinieri në fjalë duhet të përmbushë disa kërkesa dhe njëra prej tyre, raportohet se është të përgatitë sushi


Kristiano Ronaldo është transferuar së fundmi në Arabinë Saudite por nga Portugalia vijnë lajme se ai vazhdon të kërkojë personel të kualifikuar për vilën e tij luksoze që ka blerë së fundmi në Portugali.

Pasi Ronaldo dhe Xheorxhina gjetën mazhordomin që duhet të merret me çështjet e shtëpisë, tani po kontrollojnë për profesionistët e tjerë për vendet vakante.

Një nga problemet me sa duket është ai i kuzhinierit, që nuk po zgjidhet edhe pse ofrohet një rrogë marramendëse. Çifti është i fiksuar pas një diete të shëndetshme ushqimore ndaj kërkon me çdo kusht një profesionist të nivelit më të lartë.

Kuzhinieri në fjalë duhet të përmbushë disa kërkesa dhe njëra prej tyre, raportohet se është të përgatitë sushi, që i pëlqen si Ronaldos, ashtu edhe Xheorxhinës.
Deri tani kandidatët nuk kanë bindur, edhe pse raportohet se ka pasur emra të njohur, të cilat i ka tërhequr rroga prej 5 mijë eurosh në muaj që ofron çifti.

Lexo më shumë

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…