Teuta dhe Egnatia ndajnë pikët në “Niko Dovana”
Pas këtij barazimi Egnatia pozicionohet në vendin e 4-të me 26 pikë dhe Teuta në vendin e 8-të me 18 pikë
Teuta dhe Egnatia kanë ndarë pikët në barazimin 1-1, në “Niko Dovana” në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore.
Në pjesën e parë të sfidës pati shumë raste të arta nga të dyja ekipet, ku padyshim heronjtë ishin portierët Qirko dhe Sherri.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 52′ me Duamenën i cili shënoin golin e tij të parë me Egnatian. Më pas baraspesha u vendos në minutën e 70′ nga Kallaku.
Ai nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke dërguar shifrat në 1-1.
Pas këtij barazimi Egnatia pozicionohet në vendin e 4-të me 26 pikë dhe Teuta në vendin e 8-të me 18 pikë.