Spektakël golash pa fitues
Juventusi dhe Atalanta e mbyllën ndeshjen me një barazim spektakolar 3-3.
Juventusi dhe Atalanta e mbyllën mbrëmjen e sotme me një barazim spektakolar 3-3.
Një duel tepër emocionues që prodhoi plot 6 gola, me përmbysje dhe kundërpërmbysje, teksa në fund skuadrat u mjaftuan me vetëm nga 1 pikë.
Serinë e golave e hapi Lukman në minutën e katërt, ndërkohë që bardhezinjtë përmbysën gjithçka me Di Marian dhe Milik në minutat 25 dhe 34-t. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-1.
Në pjesën e dytë, Atalanta arriti të rikthehej fuqishëm duke shënuar dy herë të tjera me Maehle dhe Lukman, në minutat 46 dhe 53, teksa për t’i vendosur kapakun këtij dueli emocionues mendoi Danilo me një gol mjaft të bukur në minutën e 65-të.