Kasano: Jam me Juven!
Antonio Kasano del në mbrojtje të Juventusit, në “sallonin” virtual të “Bobo TV”
Antonio Kasano del në mbrojtje të Juventusit, në “sallonin” virtual të “Bobo TV”, duke analizuar çështjen e plusvalencave dhe dënimin e marrë nga bardhezinjtë.
“Po them vetëm diçka: Nëse vlen për Juven, duhet të vlejë për të gjitha skuadrat e tjera në Itali.
Sepse nëse për Juven shkruhen 50 faqe nëpër gazeta, për të tjerat kur vjen puna për akuza mezi gjendet një cep i faqes. Të mos mendojmë tani se vetëm Juventusi i ka bërë këto gjëra këtu.
Nëse i ka bërë, do të ketë edhe skuadra të tjera dhe mbi të gjitha ligji duhet të vlejë për të gjithë njësoj.
Jo, se Samartineze nuk ka bërë asgjë dhe Juvja i ka bërë të gjitha. Pastaj, plusvalencat edhe duhen kuptuar, pasi është një çështje e veçantë. Unë në aspektin sportiv vështirë se e mbroj Juven, pasi ta shpif sesi luan futboll, por në këtë rast këtu, jam me Juven deri në fund. Nëse ka gabuar le të paguajë.
Le ta çojnë në Serinë C madje, por bashkë me atë të çojnë edhe të tjerat, pasi Juvja nuk i ka bërë vetë këto lëvizje”, tha Kasano.