Stesina: Po përhapim kulturën e mjekësisë sportive

Nis kursi për formimin e fizioterapistëve, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit


Ka nisur kursi i radhës për formimin e fizioterapistëve, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit e që drejtohet nga Departamenti i Mjekësisë Sportive në FSHF. Kursi të jetë i ndarë në disa periudha për t’u përmbyllur me provimet finale në muajin korrik 2023, teksa në këtë pjesë të parë do të diskutohet për trajtimin e dëmtimit të gjurit te sportistët.

Lektorët kryesorë do të jenë dy përfaqësuesit e Departamentit të Mjekësisë Sportive, Gianluca Stesina e Ilvi Begolli, teksa do të ketë edhe lektorë të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj me një përvojë të pasur në fushën e fizioterapisë.

Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin e të thellojnë njohuritë e tyre mbi tema të ndryshme, duke filluar që nga dëmtimet e gjurit, këmbës dhe legenit, te dëmtimet e gjymtyrëve të sipërm, kolonës lumbare, dëmtimet muskulare në sport e nutricioni sportiv, si edhe te përdorimi i terapisë strumentale (aparaturave) në patologji të ndryshme e ndihma e parë (urgjenca) BLSD dhe rianimimi kardio-pulmonar.

Drejtuesi i Departamentit të Mjekësisë në FSHF, Gianluca Stesina, vlerëson këtë iniciativë, teksa shpjegon edhe proceset dhe qëllimet e këtij kursi që synon të përgatisë fizioterapistët me metologjitë më të reja për një rikuperim të shpejtë të futbollistëve.

“Pas suksesit të vitit të kaluar, ku kishim më shumë se 30 pjesëmarrës, për të përmirësuar cilësinë e fizioterapisë sportive në Shqipëri, edhe këtë vit FSHF vendosi të krijonte një kurs të ri dedikuar të gjithë fizioterapistëve të rinj, të cilët punojnë në botën e sportit. I jemi mbi të gjitha mirënjohës FSHF-së që organizoi këtë kurs, kemi 25 pjesëmarrës të regjistruar dhe sot kemi nisur leksionet me procesin e rehabilitimit të gjurit, ku do të ilustrojmë unë, Ilvi, i cili është fizioterapisti i Kombëtares dhe specialistët e jashtëm që vijnë nga bota mjekësore shqiptare, italiane e ndërkombëtare, principet e mjekësisë sportive. Çdo muaj do të organizojmë një takim dy ose tre ditor, ku do të diskutojmë dhe vlerësojmë të gjithë dëmtimet që i ndodhin futbollistëve në pjesë të ndryshme të trupit dhe të gjitha metodologjitë apo metodat e reja për të rehabilituar sportistin e për të rikuperuar në një kohë më të shpejtë”, – u shpreh Stesina në një prononcim për Fshf.org.

Më tej, doktori i njohur thekson se po punohet për të përhapur akoma më shumë kulturën e mjekësisë sportive në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar, për të afruar më shumë fizioterapistë të rinj qoftë në stafet e ekipeve kombëtare të moshave, qoftë në botën e futbollit. Stesina thotë se është shumë e rëndësishme të përmirësohemi në drejtim të mjekësisë sportive dhe këto kurse po ndihmojnë shumë në formimin e profesionistëve të rinj.

“Kursi ka lindur nga ideja për të përhapur më shumë kulturën e mjekësisë sportive në futbollin shqiptar. Ne po kërkojmë fizioterapistë të rinj, doktorë të rinj, që të mund të rriten bashkë me ne dhe me FSHF-në në mënyrë që në të ardhmen të bëhen pjesë e stafeve mjekësorë në të gjitha ekipet kombëtare të moshave dhe për të ngritur nivelin e mjekësisë sportive në atë të paraqitjeve sportive, duke parë rezultatet e mira që kanë arritur ekipet kombëtare. Po përpiqemi të përmirësohemi në të gjitha fushat në mënyrë që të ndihmojmë ekipet kombëtare të kenë rezultate gjithnjë e më të mira.

Është shumë e rëndësishme që po i japim vazhdimësi kësaj nisme, pra FSHF ka besuar në projektin e përmirësimit të sistemit mjekësor, ka besuar në projektin për ta përmirësuar këtë realitet dhe përmes këtyre kurseve, që kanë pasur më shumë sukses nga sa prisnim, po përmirësojmë të gjithë procesin e rehabilitimit. Kjo na bën shumë krenarë dhe do të thotë që po arrijmë rezultate të mira”, – thotë Stesina.

Ky kurs për mjekësinë sportive është pjesë e një projekti të mirëfilltë që Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur për Mjekësinë Sportive dhe arritjen e shpejtë të standardeve më të larta në këtë sektor shumë të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit. FSHF punon prej kohësh me të gjithë faktorët e rëndësishëm në këtë proces, duke përfshirë të gjithë mjekët e klubeve, universitetet, institucionet spitalore si dhe federatat e tjera sportive në vend. /FSHF.org

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…