Enciklopedia e Saimirit… Tostao, “Mbreti i Bardhë”
Ne qofte se Pele nuk do te kishte lindur… Tostao do te ishte Pele!
Nga Saimir Z. Kadiu
“Mbreti i Bardhë”, Eduardo Gonçalves de Andrade TOSTAO mbush 76 vjeç…
Lindi me 25 janar 1947 ne Belo Horizonte
▪Eduardo Gonçalves de Andrade TOSTAO i dha fund karrierës së tij në fillim të vitit 1973 (vetëm 26 vjeç) për shkak të një goditjeje topi në syrin e tij në vitin 1969.
▪Nje mesfushor sulmues i nivelit super, punetor, inteligjent, shume teknik dhe nje “sallaks” shume simpatik.
▪Nje talent i lindur. Thuhet qe kur ishte 6 vjeç ne nje ndeshje me moshatoret e tij shenoi 47 gola…
▪“Tostao” ishte pseudonimi i tij i vene nga tifozet braziliane qe ne gjuhen portugeze do te thote “monedha e vogel”
▪Ai shkoi në boterorin meksikan te vitit 1970 me problemin e syrit tashmë.
▪Në vitin 1975 ai filloi të studionte mjekësi dhe u bë mjek në fund të viteve ’70.
▪Socrates eshte pasardhesi i tij si futbollist dhe si mjek…
▪Pastaj, Dr. Eduardo u zhduk për 15 vjet, duke jetuar një jetë të thjeshte për t’u kthyer në fillim të viteve ’90 , ne “mbreterine” e tij… duke u bërë një nga komentatorët më të mirë të futbollit në TV Brazil.
▪Futbolli dhe mjekesia nuk ishin te vetmet hobi te tij.. .më vonë ai u bë një shkrimtar dhe më pas filloi të shkruajë artikuj për gazetat e mëdha te Brazilit dhe jo vetëm për futbollin…
▪Konsiderohet nje nga futbollistet brazilianet me te medhenj te te gjithe koherave. Specialistet e vendosin ne nje podium me Ronaldon, Ronaldinhon, Rivelinon, Didin, Zicon dhe Romarion. Kuptohet pas Peles dhe Garinches.
▪Luajti 54 ndeshje (32 gola) me perfaqesuesen braziliane gjate viteve 1966-1972.
▪Debutoi me 15 maj 1966 ne nje ndeshje miqesore te luajtur ne Sao Paolo kunder Kilit (1-1).
▪Ndeshjen e fundit e luajti kunder Portugalise (1-0) me 9 korrik 1972 ne Rio de Zhaneiro.
▪Luajti 7 ndeshje (3 gola) ne dy Kupa te Botes (1966,1970).
▪Sipas World Soccer, Tostao eshte lojtari # 53 me i madh i shekullit XX si dhe lojtari # 5 me i madh Brazilian i shekullit XX pas Pele, Garincha, Zico dhe Zizinho.
▪Ne Brazil e quanin “Mbreti i Bardhë”… “Mbreti i Zi” dihej…
▪Ne qofte Pele nuk do te kishte lindur… Tostao do te ishte Pele…