Kombëtarja U-15, seleksionim me 40 lojtarë të vitlindjes 2009

Trajneri i Kombëtares, Armand Damo, ka përzgjedhur rreth 40 futbollistë të datëlindjes 2009 për t’i parë nga afër në aksion më 25 janar.


Të gjitha stafet e ekipeve kombëtare të moshave kanë nisur vrullshëm punën këtë vit sipas programit duke organizuar ndeshje miqësore, grumbullime e seleksionim me lojtarë ta talentuar nga të gjithë moshat që aktivizohen qoftë në Shqipëri e qoftë jashtë vendit.

Pas Kombëtareve U-16, U-17 apo U-19, këtë herë është radha e Kombëtares U-15 të dalë në fushë në mesjavë për një seleksionim njëditor, që do të zhvillohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Ky seleksionim vjen pas përfundimit të turneut të përfaqësueseve rajonale që u zhvillua pak më ditë më parë e ku morën pjesë futbollistët e grup-moshave U-13, U-14 dhe U-15 nga e gjithë Shqipëria. Trajneri i Kombëtares, Armand Damo, ka përzgjedhur rreth 40 futbollistë të datëlindjes 2009 për t’i parë nga afër në aksion më 25 janar.

Bëhet fjalë për lojtarë të cilët aktivizohen në kampionatin shqiptar e të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre në kompeticionet kombëtare apo edhe në turneun e përfaqësueseve rajonale.

Përveç testeve dhe ushtrimeve fizike, gjatë seleksionimit do të organizohen disa miqësore mes grupit për të monitoruar më mirë lojtarët e përzgjedhur. Stafi teknik i Kombëtares U-15 do të vazhdojë me seleksionimit për të formuar një grup solid që të jetë i gatshëm edhe për turnetë UEFA Development që do të organizohen këtë vit për këto grup-mosha.

Jo vetëm kaq, por stafi kuqezi në bashkëpunim edhe me Departamentin e Ekipeve Kombëtare në FSHF po punon intensivisht edhe për të nxjerrë sa më shumë talente për të furnizuar ekipet e tjera kombëtare të moshave.

Lexo më shumë

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…