Kukësi, tri pikë të arta për mbijetesën!
Kukësi fitoi 1-2 ndaj Egnatias në Rrogozhinë
Kukësi bën një hap të madh sa i përket mbijetesës, duke marrë tri pikë në fitoren 1-2 ndaj Egnatias në Rrogozhinë, sukses që erdhi me përmbysje. Një ndeshje me dy tablo, me verilindorët që reaguan fort në pjesën e dytë.
Rrogozhinasit ushtruan presion që në fillim, duke kërkuar golin. Musta, Zejnullai, Mëllugja, por edhe të tjerë vunë në vështirësi miqtë, ndërsa Kukësi pati vetëm një rast me Shqiprim Taipin në minutën e 31-të.
Tri minuta më pas Duamena avancon drejt zonës, por pengohet nga mbrojtja kundërshtare. Akordohet 11-metërsh dhe nga pika e bardhë ekzekuton në mënyrë perfekte. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të Egnatias.
Në të dytën miqtë reagojnë dhe në minutën e 70-të barazojnë me Ndrecën. Një supergol i anësorit të Kukësit. Ky gol ndez edhe më shumë sfidën dhe luhet më hapur. Verilindorët arrijnë të përmbysin gjithçka në minutën e 87-të.
Blerja e re e verilindorëve Delimedjac gjuan fort në hyrje të zonës dhe mposht portierin e Egnatias. Kukësi mbron avantazhin në minutat e mbetura, duke u larguar me tri pikë me shumë vlerë nga Rrogozhina