Majorka mposht Realin, “Pirati” Muriqi protagonist
Real Madrid ka pësuar humbjen e radhës në kampionat përballë Majorkës (1-0), duke treguar se kalon një formë jo të mirë
Real Madrid ka pësuar humbjen e radhës në kampionat përballë Majorkës (1-0), duke treguar se kalon një formë jo të mirë dhe skuadra e Ançelotit do ta ketë të vështirë të mbrojë titullin e siguruar në sezonin e kaluar.
Për të zgjidhur ndeshjen e javës së 20 në La Liga, ka mjaftuar një gol i shënuar në pjesën e parë.
Në goli i cili fillimisht u cilësua i Muriqit, pasi ishte ai i cili goditi me kokë duke çuar topin drejt rrjetës së portës së Lunin. Por më pas pamjet televizive treguan se devijim i fundit ishte i mbrojtësit Naço dhe kështu ky u cilësua si një autogol e jo si një rrjetë e tundur nga “Pirati”.
E megjithatë, kaq i mjaftoi Majorkës për të siguruar tre pikët në një ndeshje ku Asensio humbi penallti në fillimin e pjesës së dytë dhe disa raste të tjera për të barazuar shifrat.
Me këtë fitore, Majorka ia del të shkëputet nga zona e ftohtë duke u pozicionuar në mesin e tabelës, ndërsa Reali mund të shohë Barcelonën të shkëputet edhe më shumë se 5 pikët diferencë që ka aktualisht pasi ka luajtur një ndeshje më pak.