Milano i përket Interit
Inter sundon, argëtohet dhe luan një ndeshje pothuajse perfekte ndaj Milanit në derbin e Serisë A, një sukses 1-0
Milano është zikaltër. Inter sundon, argëtohet dhe luan një ndeshje pothuajse perfekte ndaj Milanit në derbin e Serisë A, një sukses 1-0.
Zikaltërit dominuan në pjesën e parë, ishin më kërkues dhe iu afruan disa herë golit. Për të parë festën zikaltër u desh të prisnim minutën e 34-të, kur gjatë zhvillimit të një këndorje, Martinez godet saktë me kokë, duke mposhtur kështu për herë të parë në këtë takim Tatarusanu.
Në pjesën e dytë të besuarit e Inzaghit ulin ndjeshëm ritmin, pasi ishin në avantazh. Lukaku realizon golin e dytë në fund, por anulohet për shkak se belgu kishte shkaktuar faull. Kristjan Asllani nuk luajti aspak sonte, 90 minuta në stol.
Inter kështu vijon ndjekjen ndaj Napolit, edhe pse këta të fundit janë shkëputur 13 pikë nga vendi i dytë. Në krahun tjetër, ekipi i Piolit është në rënie të lirë, vetëm vendi i gjashtë me 38 pikë.