Supergoli i Grudës, Teuta mposht Kukësin
Teuta ka mposhtur Kukësin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore
Teuta ka mposhtur Kukësin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.
Në minutën e 22’ të sfidës Ndreca pati mundësinë e artë të zhbllokonte sfidën por shtylla ia mohoi golin e sigurtë.
Por pas tri minutash, ishte Ildi Gruda, i cili me një supergol me parabolë zhbllokoi ndeshjen duke bërë të shpërthente festa në “Niko Dovana”. Në minutën e 43’ Barbosa kishte mundësinë ta barazonte shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, por Pano Qirko bëri heroin duke e pritur topin.
Në pjesën e dytë, Teuta pati mundësinë të dyfishonte rezultatin me Grudën por Bytyçi bëri mrekullinë duke shpëtuar portën në limitet e fundit. Pas kësaj fitore durrsakët ngjitën në vendin e 7-të me 28 pikë ndërsa Kukësi pozicionohet në vendin e 9-të me 25 pikë.