“Uefa Elite Round”, Kombëtarja U-17 e 23-ta në Europë!

Gjashtë ndeshjet mes Shqipërisë, Francës, Letonisë dhe Zvicrës u zhvilluan në Shqipëri


Kombëtarja shqiptare U-17 e mbylli me barazimin 1-1 ndeshjen e tretë dhe të fundit fazën ‘Elite’ kundër përfaqësueses së Letonisë në stadiumin ‘Air Albania’, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023.

Trajneri Bulku e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Amarildo Dervishi (GK), Adi Kurti (c), Alion Damini, Glenis Belloj, Flavio Sulejmani, Klaus Kashari, Ergi Bastari, Kleo Shpuza, Kledi Marinaj, Devi Duro, Davide Avdullari.

Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të ekuilibruar dhe me disa raste shënimi drejt portës kundërshtare, por pa arritur të finalizojnë. Në minutën e 27-të të takimit, trajneri shqiptar bën ndërrimin e parë, me Bastarin që lë lojën e në vend të tij futet në fushë Ernesto Bakiu. Rasti më i mirë për kuqezinjtë e Bulkut vjen nga këmbët e Klaus Kasharit, në minutën e 42-të, me sulmuesin i cili tenton një qendrore nga distanca, por topi ndalet nga portieri mik.

Me nisjen e pjesës së dytë, trajneri Bulku bën një tjetër zëvendësim në radhët e Shqipërisë, duke hedhur në fushë Ersi Boden për Klaus Kasharin. Kuqezinjtë kontrollojnë më mirë lojën në këtë pjesë të dytë, duke krijuar raste më të mira për të kaluar në avantazh. Goli për Shqipërinë vjen pikërisht në minutën e 56-të, me Devi Duron i cili me shpejtësinë e një rakete nga mesi i fushës, lë pas çdo kundërshtar, duke realizuar golin e epërsisë për kuqezinjtë e Bulkut.

Në minutën e 62-të, Ersi Bode ekzekuton një goditje dënimi, duke e dërguar topin në portën kundërshtare, por portieri letonez i mohon golin e sigurt, duke devijuar në këndore. Një pjesë e dytë mjaft dinjitoze nga kuqezinjtë, të cilët kërkojnë të dyfishojnë shifrat.

Devi Duro krijon një tjetër mundësi të mirë për Shqipërinë në minutën e 68-të, duke hyrë në zonë e duke krosuar për Sulejmanin, i cili me gjoks e kalon topin te Marinaj. Ky i fundit tenton me të djathtën e tij potente, por topi përfundon jashtë.

Edhe Flavio Sulejmani provon dy minuta më vonë, duke gjuajtur fort një top nga jashtë zone, por portieri kundërshtar tregohet i vëmendshëm. Trajneri Bulku bën një tjetër zëvendësim në radhët kuqezi, duke hedhur në fushë Frederik Toskun për Flavio Sulejmanin.

Letonezët realizojnë golin e baraspeshës në minutën e 80-të me Ivulans, i cili depërton në zonë dhe gjen rrjetën tonë. Tekniku Bulku bën edhe dy zëvendësimet e fundit në radhët e kuqezinjve, me Malaj e Selmanin që aktivizohen në vend të Bellojt e Avdullarit.

Ndeshja mbyllet me rezultatin 1-1, me Shqipërinë që i mbyll këto kualifikuese në vendin e tretë me dy pikë të grumbulluara në tre ndeshje. Kuqezinjtë humbën me Francën në ndeshjen e parë, ndërsa barazuan me Zvicrën e Letoninë.

Pavarësisht renditjes dhe rezultateve, vlen të nënvizohet se Shqipëria U-17 ka bërë një paraqitje dhe një rrugëtim mjaft dinjitoz drejt finaleve të Kampionatit Europian ‘Hungari 2023’, që në ndeshjet e raundit të parë, ku fituan ndaj një rivali si Suedia e duke barazuar me Uellsin, te ndeshjet e raundit të dytë, ku arritën dy barazime me Zvicrën e Letoninë, duke u renditur në 23 skuadrat më të mira për këtë grupmoshë.

Të gjitha ndeshjet e kësaj faze u zhvilluan në Shqipëri në datat 22, 25 dhe 28 mars, nën mbikëqyrjen dhe organizimin e shkëlqyer të FSHF-së dhe UEFA-s. Gjashtë ndeshjet mes Shqipërisë, Francës, Letonisë e Zvicrës u zhvilluan në stadiumet ‘Air Albania’ në kryeqytet dhe ‘Elbasan Arena’ në Elbasan.

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…